By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Braçe ka qenë dhe do të mbetet ky që është”, Rama toleron senatorin socialist dhe flet për Spiropalin: Kush thotë hajde më vrit, të do
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Braçe ka qenë dhe do të mbetet ky që është”, Rama toleron senatorin socialist dhe flet për Spiropalin: Kush thotë hajde më vrit, të do
Shqipëri

“Braçe ka qenë dhe do të mbetet ky që është”, Rama toleron senatorin socialist dhe flet për Spiropalin: Kush thotë hajde më vrit, të do

admin
Last updated: 14/05/2026 11:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 14 maj Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht për diskutimet dhe përplasjet e fundit brenda Partisë Socialiste, duke komentuar qëndrimet kritike të Erion Braçes dhe Elisa Spiropalit.

Gjatë një interviste me Nikoll Lesin, Rama u ndal fillimisht te Erion Braçe, i cili së fundmi ka shtuar kritikat ndaj qeverisë dhe ka shprehur ambicie për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Kreu i qeverisë u shpreh se deputeti socialist ka qenë gjithmonë i njëjtë në qëndrimet e tij dhe nuk sheh asgjë të pazakontë në reagimet e tij.

“Unë di që Braçja ka qenë dhe do mbetet ky që është. Nuk mendoj se ka një gjë të re, ai ashtu ka qenë, ashtu do të jetë dhe ashtu duhet të jetë. Ai është ekzaktësisht vetvetja. Nuk ka asgjë për t’u çuditur. Ashtu është ai. Kush përpiqet ta imitojë bën gabim”, tha Rama.

Më tej, kryeministri komentoi edhe raportin me Elisa Spiropalin, pas debateve të zhvilluara në mbledhjet e grupit parlamentar socialist. Spiropali reagoi publikisht pas paralajmërimeve për masa disiplinore, duke shprehur pakënaqësi dhe rezerva ndaj situatës në parti.

“Do përjashtohet Elisa? Kush thotë hajde këtu më vrit, e thotë ngaqë të do. Nuk duhen marrë literalisht këto gjëra. Janë krejt normale për sa kohë nuk prekin vijën e kuqe. Çdo njeri mund të gabojë. Kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dhe herën e dytë. E treta pastaj e ndan…”, tha Rama.

You Might Also Like

Begaj pret Admiralin amerikan Wikoff: Prania e NATO-s dhe SHBA-së është jetike për Ballkanin

Pakt Rama-Berisha për integrimin, mazhoranca dhe opozita bashkojnë votat për miratimin e rezolutës për anëtarësimin në BE. 114 pro, abstenon vetëm Leskaj i PD

Zbulohen prapaskenat e paktit PS-PD për votimin e rezolutës së anëtarësimit në BE, telefonata Balla- Bardhi në mesnatë. Cilët janë 4 negociatorët që formuluan draftin

Ceremonia e akordimit të Çmimit të Karlit të Madh për ish-kryeministrin italian Draghi, Rama: Kënaqësi dhe nder të jem sërish pjesë e grupit të miqve të nderit

Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Artan Tafani dëshmon në GJKKO për tritolin në lokalin e reperit: Atë ditë Kleviol Ahmeti ishte zënë me Noizyn. Lëndën plasëse e vendosa te dera, ndeza fitilin dhe ika
Next Article Mocioni me debat për raportin e DASH dhe projekt-rezoluta e integrimit në BE/ PD kërkon Ramën në Kuvend: Duhet të jetë këtu, bëri fushatë me pasaportën europiane
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Likovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX
Maqedoni
Bullizmi dhe dhuna në shkolla, zgjiidhja përmes besimit prind-fëmijë
Maqedoni
Projektligji për procedurën kontestimore kalon filtrin e parë në Kuvend
Maqedoni
Prilep dhe SHBA thellojnë bashkëpunimin: Prodanski pret në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?