By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zbulohen prapaskenat e paktit PS-PD për votimin e rezolutës së anëtarësimit në BE, telefonata Balla- Bardhi në mesnatë. Cilët janë 4 negociatorët që formuluan draftin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zbulohen prapaskenat e paktit PS-PD për votimin e rezolutës së anëtarësimit në BE, telefonata Balla- Bardhi në mesnatë. Cilët janë 4 negociatorët që formuluan draftin
Shqipëri

Zbulohen prapaskenat e paktit PS-PD për votimin e rezolutës së anëtarësimit në BE, telefonata Balla- Bardhi në mesnatë. Cilët janë 4 negociatorët që formuluan draftin

admin
Last updated: 14/05/2026 16:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 14 maj Zhurnal.mk – Në momentin kur dukej një diferencë e thellë qëndrimesh mes maxhorancës dhe opozitës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në Parlament doli tym i bardhë papritmas.

Janë të pakta rastet kur në Parlamentin e Shqipërisë arrihet konsensus mes PS dhe PD për dokumente të përbashkëta, siç ndodhi paraditen e kësaj të enjteje me rezolutën për integrimin.

Rezoluta parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim për avancimin e integrimit.

“Të nxisë dialog politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës për të siguruar konsensus kombëtar mbi prioritetet europiane. Mazhoranca angazhohet të sigurojë kushtet për pjesëmarrjen e plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare, të respektojë kërkesat e saj në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”, u shpreh Igli Hasani.

Ndërsa Albana Vokshi u shpreh: “Ky variant, kjo rezolutë është mbi 90% kontribut i opozitës, ja ç’do të thotë kur opozita nuk përjashtohet, kur opozita nuk refuzohet, kur opozita lejohet që të marrë pjesë në procese”.

Por si u arrit kjo dakordësi në kulmin e debateve, kur opozita në javët e fundit ka folur për bllokim të integrimit dhe moskalimin e provimit IBAR, ndërsa maxhoranca ka deklaruar se është vazhdim normal i negociatave me BE?

Gjatë 48 orëve të fundit, Top Channel mëson se dy protagonistët e dakordësisë janë Taulant Balla dhe Gazment Bardhi.

Mes tyre ka pasur një telefonatë, nga ku Balla është shprehur i gatshëm për të parë propozimet e opozitës, duke ngritur një grup pune në Komisionin e Punëve të Jashtme me Ilda Zhulalin, këshilltare e grupit të PD-së, dhe Edmond Haxhinaston nga opozita, si edhe Erion Malajn me Romina Kukon nga maxhoranca.

Mësohet se propozimet e opozitës kanë pësuar ndryshime në formulim, duke arritur në një produkt final që i ka shkuar për votim Parlamentit dhe pritet të miratohet në orët e mëvonshme.

Draft-rezoluta ka marrë edhe bekimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës, një zë kritik konstant për mënyrën se si qeveria po vepron me integrimin europian.

You Might Also Like

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Kryeministria i bashkohet fushatës së dhurimit të gjakut

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ceremonia e akordimit të Çmimit të Karlit të Madh për ish-kryeministrin italian Draghi, Rama: Kënaqësi dhe nder të jem sërish pjesë e grupit të miqve të nderit
Next Article Kurti dënon sulmin ndaj Hysni Mehanit: Shpërfaq mendësi banditeske, veprime të tilla s’na trembin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?