By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike
Shqipëri

Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike

admin
Last updated: 15/05/2026 10:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 15 maj Zhurnal.mk – Shqipëria është tashmë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence (CCDCOE), qendra e ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike, me seli në Tallinn (Estoni).

Anëtarësimi i Shqipërisë u zyrtarizua gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit në selinë e CCDCOE, ku vendi ynë iu bashkua qendrës së bashku me Finlandën dhe Suedinë, duke e çuar në 39 numrin e vendeve anëtare dhe partnere të këtij rrjeti ndërkombëtar të ekspertizës në mbrojtjen kibernetike.

Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm për Shqipërinë në forcimin e kapaciteteve kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike, si dhe në thellimin e bashkëpunimit me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë të NATO-s në përballjen me kërcënimet dhe sfidat në hapësirën kibernetike.

Pjesëmarrja në CCDCOE i krijon Shqipërisë mundësi për shkëmbim ekspertize, përfshirje në kërkime dhe analiza strategjike, pjesëmarrje në trajnime dhe stërvitje ndërkombëtare, si dhe bashkëpunim më të ngushtë me ekspertë dhe institucione të specializuara nga vendet aleate dhe partnere.

E themeluar në vitin 2008 dhe e akredituar nga NATO, CCDCOE është një nga qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes kibernetike, e fokusuar në kërkimin shkencor, analizën strategjike, trajnimet profesionale dhe zhvillimin e praktikave më të mira për forcimin e qëndrueshmërisë kibernetike. Qendra organizon gjithashtu Locked Shields, stërvitjen më të madhe dhe më komplekse në botë në fushën e mbrojtjes kibernetike.

Ky anëtarësim forcon më tej pozicionin e Shqipërisë në ekosistemin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike dhe rrit bashkëpunimin me strukturat dhe ekspertët kryesorë të NATO-s në këtë fushë.

You Might Also Like

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Kryeministria i bashkohet fushatës së dhurimit të gjakut

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Miteva: OBRM-PDUKM është gati edhe për zgjedhje të parakohshme, por fokus aktual mbeten reformat dhe investimet
Next Article Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?