By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bordi ul me 3 lekë çmimin e naftës, do të shitet me 198 lekë/litër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bordi ul me 3 lekë çmimin e naftës, do të shitet me 198 lekë/litër
Shqipëri

Bordi ul me 3 lekë çmimin e naftës, do të shitet me 198 lekë/litër

admin
Last updated: 15/05/2026 12:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 15 maj Zhurnal.mk – Bordi i Transparencës vendosi sot çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në vend.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 15 maj 2026, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 198 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë për litër.

Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë për benzinën do të jetë jo më shumë se 185 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 173 lekë për litër.

Bordi bëri të ditur se çmimet e reja hynë në fuqi sot, më 15 maj, në orën 13:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, kur do të reflektohen ndryshimet e reja në treg.

Autoritetet u kanë tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi, duke paralajmëruar masa deri në pezullim aktiviteti në rast shkeljesh.

Në një sqarim shtesë, Bordi theksoi se bazuar në Aktin Normativ nr.1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës reduktohet në 80% vetëm kur çmimi i gazoilit kalon 220 lekë/litër ose benzina 200 lekë/litër. Meqenëse çmimet aktuale janë nën këto kufij, akciza do të vijojë të zbatohet në nivelin e plotë 100%.

You Might Also Like

Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror

Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për proces zgjedhor të lirë

Jaupaj pret delegacionin e eurodeputetëve: Çdo projekt i mundshëm në Zvërnec me vlerësim të plotë të ndikimit në mjedis

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociatave për Kosovën
Next Article Michal: Fluturimet direkte Talin-Tiranë, mundësi të reja për turizmin dhe biznesin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?