By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Michal: Fluturimet direkte Talin-Tiranë, mundësi të reja për turizmin dhe biznesin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Michal: Fluturimet direkte Talin-Tiranë, mundësi të reja për turizmin dhe biznesin
Shqipëri

Michal: Fluturimet direkte Talin-Tiranë, mundësi të reja për turizmin dhe biznesin

admin
Last updated: 15/05/2026 12:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 15 maj Zhurnal.mk – Kryeministri i Republikës së Estonisë, Kristen Michal, deklaroi se fluturimet e drejtpërdrejta mes Talinit (Tallinn) dhe Tiranës do të krijojnë mundësi të reja për turizmin, qytetarët dhe bizneset mes dy vendeve.

Në deklaratën e përbashkët për mediet nga Estonia, me Kryeministrin Edi Rama, Michal u shpreh se Shqipëria dhe Estonia kanë potencial të madh për bashkëpunim, veçanërisht në fushën digjitale dhe inteligjencën artificiale.

“Mes dy vendeve tona ka shumë mundësi bashkëpunimi. Ka interes në rritje për inteligjencën artificiale dhe transformimin digjital. Përvoja e Estonisë si një vend digjital tregon se teknologjia mund të reduktojë burokracitë dhe të përmirësojë shërbimet publike. Sot, thuajse të gjitha shërbimet publike në Estoni janë online”, tha Michal.

Kryeministri estonez theksoi se nisma e re e Estonisë për inteligjencën artificiale përbën një investim strategjik për të ardhmen e vendit.

“Nisma jonë e sapoprezantuar për inteligjencën artificiale është një investim i rëndësishëm për të ardhmen e Estonisë. Ajo ndihmon në rritjen e ekonomisë dhe në përmirësimin e jetës dhe punës së njerëzve”, deklaroi ai.

Michal shprehu gjithashtu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë në sektorin digjital dhe teknologjik.

“Pres me padurim të thellojmë bashkëpunimin për çështjet digjitale dhe inteligjencën artificiale. Shqipëria ka një ministre për inteligjencën artificiale. Estonia qartësisht duhet të ecë që t’ju kapë aty”, u shpreh kryeministri estonez.

Michal shtoi se, që nga dje flamuri shqiptar valvitet në Qendrën e Mbrojtjes Kibernetike të NATO në Talin dhe se marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen më tej në prag të përvjetorit të 25-të të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Sot do të vijojmë me diskutimet tona dhe së shpejti do të takohemi ne Samitin e BE dhe Ballkanit Perendimor dhe gjithmonë zoti Rama jeni i mirëpritur të ktheheni ne Estoni” , deklaroi ai.

You Might Also Like

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Kryeministria i bashkohet fushatës së dhurimit të gjakut

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bordi ul me 3 lekë çmimin e naftës, do të shitet me 198 lekë/litër
Next Article Michal: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, aleate e rëndësishme e NATO-s
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?