By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Michal: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, aleate e rëndësishme e NATO-s
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Michal: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, aleate e rëndësishme e NATO-s
Shqipëri

Michal: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, aleate e rëndësishme e NATO-s

admin
Last updated: 15/05/2026 12:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 15 maj Zhurnal.mk – Kryeministri i Republikës së Estonisë, Kristen Michal vlerësoi Shqipërinë si një aleate të rëndësishme të aleancës së NATO-s dhe shprehu mbështetjen e Estonisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Gjatë një deklarate të përbashkët për medie sot nga Estonia, me Kryeministrin Edi Rama, Michal, theksoi bashkëpunimin e dy vendeve si aleate të NATO-s.

“Shqipëria është një aleate shumë e rëndësishme në NATO. Faleminderit për kontributin tuaj në sigurinë e Rajonit Baltik”, u shpreh Michal në fjalën e tij.

Kryeministri estonez theksoi se, megjithëse dy vendet ndahen nga një distancë prej më shumë se dy mijë kilometrash, ato ndajnë të njëjtin vizion për sigurinë europiane.

“Ka më shumë se dy mijë kilometra distancë mes vendeve tona, por ne ndajmë të njëjtën pikëpamje, sepse siguria jonë është e ndërlidhur. Ndërsa i afrohemi samitit të ardhshëm për sigurinë, Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj”, deklaroi ai.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Michal tha se objektivat e Rusisë nuk kanë ndryshuar dhe se sulmet ndaj popullit ukrainas vijojnë çdo ditë.

“Rusia nuk është e pamundur të mposhtet dhe ne po punojmë së bashku për një paqe të drejtë dhe afatgjatë në Ukrainë”, tha kryeministri estonez.

Ai rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e Estonisë për integrimin europian të Shqipërisë.

“Ukraina i përket familjes europiane dhe kështu edhe Shqipëria. Estonia e mbështet zgjerimin e Bashkimit Europian dhe ne kemi mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Vazhdoni me reformat për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tuaj. Nëse Shqipëria përmbush angazhimet e saj, atëherë edhe Bashkimi Europian do të bëjë të njëjtën gjë”, deklaroi Michal.

You Might Also Like

Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror

Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për proces zgjedhor të lirë

Jaupaj pret delegacionin e eurodeputetëve: Çdo projekt i mundshëm në Zvërnec me vlerësim të plotë të ndikimit në mjedis

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Michal: Fluturimet direkte Talin-Tiranë, mundësi të reja për turizmin dhe biznesin
Next Article Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin digjital dhe arsim
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?