By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Monitorim ajror i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Monitorim ajror i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza
Shqipëri

Monitorim ajror i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza

admin
Last updated: 15/05/2026 14:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 15 maj Zhurnal.mk – Policia e Shtetit çeli sot për të 15-in vit, fushatën e përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza, për monitorimin ajror të territorit.

Fushata, tashmë traditë e konsoliduar dhe dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm operacional, ka si objektiva parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Risitë e fushatës “Për monitorimin ajror, 2026”: rritje të numrit të fluturimeve; rritje të orëve të fluturimeve; rritje të numrit të personelit të angazhuar; përdorim të teknologjive të avancuara në monitorimin ajror.

Delegacioni italian, i mirëpritur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kryesohej nga Drejtues i Lartë Lorenzo Bucossi, drejtor i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë.

Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e çeljes së fushatës, Hita vlerësoi bashkëpunimin me partnerët italianë si një model strategjik dhe të konsoliduar, i cili ka sjellë rezultate konkrete në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Ai theksoi se ndërthurja e kapaciteteve operacionale, ekspertizës dhe teknologjisë ka mundësuar identifikim të hershëm të zonave me risk, ndërhyrje më efikase në terren dhe ulje të ndjeshme të rasteve të konstatuara dhe bimëve narkotike të asgjësuara, duke konfirmuar efektivitetin e qasjes parandaluese dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ndërkaq, Bucossi, gjatë fjalës së tij, vlerësoi ecurinë e bashkëpunimit që tashmë është kthyer në një traditë model të partnertitetit policor.

Gjithashtu, ai ftoi Drejtorin e Përgjithshëm për një vizitë zyrtare në Itali, si dëshmi e angazhimit dhe vullnetit të përbashkët, për ta intensifikuar më tej këtë bashkëpunim të bazuar në profesionalizëm dhe besim.

Më tej, gjeneral brigade Franzese, i kënaqur për rezultatet e arritura gjatë fushatave për monitorimin ajror, theksoi se Policia e Shtetit ka qenë gjithmonë e gatshme për të verifikuar shpejt, çdo koordinatë të raportuar nga shërbimet e GDF-së, dhe për të ndërhyrë për asgjësimin, në çdo rast të kultivimit të bimëve narkotike.

You Might Also Like

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

Vendosi “bombë” false në kutinë e picave në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama në Talin, pritet nga presidenti i Estonisë
Next Article Hristijan Mickoski për Fatmir Limanin: “A e shihni që është me mua?”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?