By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama në Talin, pritet nga presidenti i Estonisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama në Talin, pritet nga presidenti i Estonisë
Shqipëri

Rama në Talin, pritet nga presidenti i Estonisë

admin
Last updated: 15/05/2026 14:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 15 maj Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në kryeqytetin estonez Talin (Tallinn), me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026, u takua sot me presidentin e Republikës së Estonisë Alis Karis. Kreu i qeverisë u mikprit nga presidenti i Estonisë në zyrën e tij, nga ku ndau edhe pamje nga takimi i tyre.

Më herët gjatë ditës së sotme, Rama zhvilloi një takim dypalësh me kryeministrin e Republikës së Estonisë, Kristen Michal në shtëpinë Stenbock, i cili u pasua nga takimi mes dy delegacioneve.

Në përfundim kryeministri Rama dhe kryeministri Michal dhanë një deklaratë të përbashkët për mediet, ku konfirmuan mbështetjen ndaj vendeve respektive dhe forcimin e bashkëpunimit, duke theksuar sidomos aspektin e teknologjisë.

Gjatë vizitës në Estoni, Rama do të marrë pjesë edhe në panelin hapës “Një Urë mbi Ujëra të Trazuara: Kapitulli i Ardhshëm i Bashkëpunimit Transatlantik”, përkrah liderëve dhe përfaqësuesve të lartë euroatlantikë ku diskutimi do të fokusohet në të ardhmen e partneritetit transatlantik, forcimin e shtyllës europiane të NATO-s, sfidat e sigurisë globale dhe rolin e Ukrainës në arkitekturën e re të sigurisë europiane.

Gjithashtu, kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të vizitojnë Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s, ku do të takohen me drejtuesit e qendrës dhe do të njihen me veprimtarinë dhe rolin e saj në forcimin e mbrojtjes kibernetike në kuadër të NATO-s.

Pjesë e agjendës është edhe vizita në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Maarjamäe, si dhe ndalesa në e-Estonia Briefing Centre, një nga qendrat më të njohura ndërkombëtare të inovacionit dhe qeverisjes digjitale.

Ndër të tjera, Rama do të japë një intervistë për të përditshmen estoneze “Postimees”, mbi perspektivën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

You Might Also Like

Po riparonin skafin në Porto Palermo, benzina merr flakë dhe plagos katër persona

Njësi e re në Policinë e Shtetit për Krimet Mjedisore, Lamallari: Për Policinë, zjarri nuk përfundon kur fiket

Fluks i lartë në hyrje përmes Portit të Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës

Tatimet shtojnë kontrollet ndaj tregtisë online, në fokus formalizimi dhe konkurrenca e ndershme

AMA: 79 marrëveshje për përsëritjen e shërbimeve audiovizive, nuk ka prova për kufizim të konkurrencës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Diella, avatar bosh, fsheh korrupsionin e qeverisë
Next Article Monitorim ajror i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?