By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aprovohen rreth 132 mijë kërkesa për votim nga mërgata për zgjedhjet e 7 qershorit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Aprovohen rreth 132 mijë kërkesa për votim nga mërgata për zgjedhjet e 7 qershorit
Kosovë

Aprovohen rreth 132 mijë kërkesa për votim nga mërgata për zgjedhjet e 7 qershorit

admin
Last updated: 19/05/2026 12:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 maj, Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor.

Në përgjithësi janë aprovuar 131,800 votues jashtë vendit nga 142,803 që kanë aplikuar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se numri më i madh i qytetarëve të regjistruar kanë zgjedhur votimin përmes postës, ndërsa mijëra të tjerë do të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

“Nga 142,803 kërkesa të pranuara për regjistrim, pas shqyrtimit të tyre, janë aprovuar 131,800, ndërsa 10,907 të tjera janë refuzuar dhe 96 janë anuluar”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, numri më i madh i votuesve janë regjistruar për votim përmes postës.

“Nga 131,800 aplikime të aprovuara, 100,522 shtetas janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës, 3,502 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 27,776 janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, ka thënë ai.

Votimi përmes postës do të fillojë më 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor, ndërkaq po në këtë ditë organizohet edhe votimi në përfaqësi diplomatike.

You Might Also Like

BE-ja: Kthimi në punë i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, pjesë e bisedimeve për normalizim

LVV-ja dhe LDK-ja kanë arritur marrëveshje në parim për formimin e institucioneve

Mbi 100 çifte u shkurorëzuan brenda një muaji

Haxhiu u jep kohë partive për konsulta: Ka kohë deri më 7 gusht për seancë konstituive

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha: Avancim i projekteve ndërkufitare me Malin e Zi, prioritet hekurudha Podgoricë-Hani i Hotit
Next Article Lushaku-Sadriu: Vetëvendosje asnjë reformë në arsim, gjatë 6 vjetëve qeverisjeje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?