By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dyshime për spiunazh në Kabinetin e Presidentes, Prokuroria fillon hetimet?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dyshime për spiunazh në Kabinetin e Presidentes, Prokuroria fillon hetimet?
Maqedoni

Dyshime për spiunazh në Kabinetin e Presidentes, Prokuroria fillon hetimet?

admin
Last updated: 19/05/2026 17:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 maj Zhurnal.mk – Dyshime serioze për spiunazh dhe nxjerrje të të dhënave nga sistemi kompjuterik në Kabinetin e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, janë ngritur pas informacioneve të publikuara nga mediumi Sloboden Peçat, ndërsa për rastin tashmë po zhvillohet parahetim nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sipas mediumit, në redaksi ka arritur një kallëzim anonim penal, i cili është dorëzuar edhe në Prokurori dhe është nënshkruar nga një “grup të punësuarish në MPB”. Në kallëzim pretendohet se nga sistemi informatik janë kopjuar dhe enkriptuar të dhëna të ndjeshme, të cilat dyshohet se mund të kenë përfunduar te shërbime të huaja të inteligjencës.

Nën dyshim është një IT-administrator në Kabinetin e presidentes, i cili sipas pretendimeve ka kopjuar, enkriptuar dhe ruajtur të dhëna konfidenciale, ndërsa thuhet se ka qenë i lidhur me një shërbim inteligjent. Në kallëzim përmenden edhe funksionarë të tjerë nga Kabineti presidencial dhe nga Agjencia e Inteligjencës, për të cilët ekzistojnë dyshime se mund të kenë ndihmuar në fshehjen e provave.

Po ashtu, sipas pretendimeve, edhe funksionarë të lartë qeveritarë kanë ushtruar presion ndaj presidentes dhe prokurores që rasti të mbyllet.

Personat që kanë dorëzuar kallëzimin kërkojnë hapjen e një procedure me një prokuror tjetër, ekspertizë forenzike të të gjitha pajisjeve elektronike, serverëve dhe telefonave të përdorur nga personat e dyshuar, si dhe sigurimin e videove nga kamerat e sigurisë, regjistrave elektronikë, komunikimeve dhe qasjeve në sistem.

Ajo që e shton edhe më shumë dyshimin, sipas raportimit, është fakti se Prokuroria ende nuk ka arritur të sigurojë kopjet e incizimeve nga kamerat e sigurisë, edhe pse ato janë kërkuar si nga kabineti i presidentes, ashtu edhe nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë.

Nga Kabineti i presidentes nuk kanë kthyer përgjigje për akuzat dhe informacionet e publikuara.

Ndërkohë, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka konfirmuar për mediumin se që nga dhjetori i vitit të kaluar po zhvillohet parahetim për “indikacione të aktiviteteve të palejuara me interes të lartë shtetëror”, pas një alarmi të dërguar nga Sektori për Krim Kompjuterik në Ministrinë e Punëve të Brendshme në nëntor të vitit të kaluar.

You Might Also Like

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve

Kasami në Top Channel: Provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe, Fillkov nuk mund ta ndalojë këtë proces

Saveski në Sarajevë: Bashkëpunimi rajonal kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Këshilli Gjyqësor/ 7 kandidatë në garë për anëtar të ri

Zjarri në deponinë e Radovishit ende aktiv, autoritetet me apel urgjent për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mjekja e OBSH ngre alarmin: Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej
Next Article Ekskluzive / Shtetet e BE-së të ndara për gjendjen e reformave në Shqipëri në kapitujt thelbësorë (burimet)
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?