By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Skandal në burgun e Peqinit – Artan Hoxha publikon video: Qelia si hotel me 7 yje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Skandal në burgun e Peqinit – Artan Hoxha publikon video: Qelia si hotel me 7 yje
Shqipëri

Skandal në burgun e Peqinit – Artan Hoxha publikon video: Qelia si hotel me 7 yje

admin
Last updated: 12/06/2026 14:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë te premte në Euronews Albania ka ndarë pamje nga qelia e burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Pamjet tregojnë ambiente luksoze me të gjitha pajiset e nevojshme si televizor, ambiente gatimi etj.

Arredimi është bërë me detaje teksa në video shihet edhe tavani i ambientit i zbukuruar me gips. Hoxha theksoi se ka parë investime në burg të bëra nga personazhe të botës së krimit, por asnjëherë në një nivel të tillë duke e cilësuar si të pabesueshme.

“Kemi një video, ka edhe audio. Kjo është një qeli burgu. Në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. U them protestuesve ta shikojnë këtë videon kur bërtasin “Rama në burg, Berisha në burg”, duhet të kenë parasysh që mund të gjejnë edhe këto ambiente në burg. Po them unë, hotele nuk ka rastisur të këtij niveli dhe ky lloj arredimi. Shikoni si është dhoma e gatimit aty, dollapët, edhe punimet, shikoni se është shumë interesante.

Unë kam parë investime në burg të bëra nga personazhe të botës së krimit, por të këtij niveli mu u duk e pabesueshme. Pra, kjo këtu është dera, dera e qelisë. Dera e qelisë dhe ai kuadrati, dritarja që sheh gardiani. Aq i lejohet gardianit, s’hyn brenda. Tani, kur kalon videoja në krahun tjetër, këtu te dritarja shikoni hekurat e qelisë.

Pra, kjo është qeli në regjimin e brendshëm të burgut të sigurisë së lartë të Peqinit. Pra, siguri e lartë, nuk është një kamp i zakonshëm. Ky personi që është i dënuar, është i burgosur, ky ka bërë videot. Po nuk është qelia e tij.

Kjo është qelia e një personazhi shumë të rëndësishëm të botës së krimit, të narkotrafikut, të lojërave të fatit”, tha ai ndër të tjera.

You Might Also Like

Vazhdon protesta në Divjakë/ 51 ditë rezistencë kundër hartës territoriale të propozuar nga PS: JO shkrirjes së Bashkisë

Bardhi kritika ndaj SPAK për çështjen Balluku: Të zbatojë ligjin, jo të presë Edi Ramën

Perspektivë pozitive e Shqipërisë/ Moody’s mban vlerësimin ‘Ba3’, sheh rritje 3.6% të ekonomisë dhe ulje graduale të borxhit

Kandidatët për kryetarë bashkie, Berisha ndryshon formulën e PD-së

Parashikohet shkrirja e 15 bashkive, harta e re territoriale do miratohet në Parlament në 8 tetor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bëhet viral kërcimi i Shakirës me punonjësin e stadiumit
Next Article Në klub nate në Zherovjan kapet shtetasja serbe 34-vjeçe
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?