By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një udhëtim nëpër kujtesën shqiptare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Një udhëtim nëpër kujtesën shqiptare
Kulturë

Një udhëtim nëpër kujtesën shqiptare

admin
Last updated: 23/06/2026 13:13
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Daut Dauti sjell librin e ri Nëpër gjethe kujtimesh

Nga: Ismet Azizi

Një nga vlerat kryesore të librit Nëpër gjethe kujtimesh të Daut Dautit, që thekson edhe recenzenti i botimit, Emin Azemi, është aftësia e autorit për ta shndërruar kujtimin individual në rrëfim kolektiv. Personazhet, ngjarjet, zakonet dhe vendet që përshkruhen në libër nuk mbeten vetëm pjesë e biografisë së autorit, por bëhen pjesë e historisë së përbashkët të një brezi të tërë shqiptarësh.

Përmes tregimeve të tij, Daut Dauti dokumenton jo vetëm jetën e dikurshme në Kosovë, por edhe transformimet e mëdha shoqërore që i kanë shoqëruar shqiptarët nga periudha e fshatit tradicional deri në realitetin e diasporës moderne.

Nga oborret e fshatit shqiptar, te rrugët e Londrës shumëkulturore, libri i ri i historianit, publicistit, gazetarit dhe shkrimtarit Daut Dauti sjell para lexuesit një mozaik kujtimesh, personazhesh dhe përvojash që pasqyrojnë jetën shqiptare ndër breza.

Botuar nga Shtëpia Botuese Agoraprint në Prishtinë, libri Nëpër gjethe kujtimesh përmbledh tregime të frymëzuara nga kujtesa personale e autorit, por që në të njëjtën kohë shndërrohen në rrëfime të kujtesës kolektive shqiptare. Përmes përjetimeve të fëmijërisë, jetës në Kosovë dhe përvojës së mërgimit, autori ndërton një botë narrative ku ndërthuren historia, tradita, kultura dhe identiteti.

Libri është ndarë në tri pjesë: “Fëmijëria”, “Tregime të mëvonshme” dhe “Tregime nga Londra”. Secila prej këtyre ndarjeve (kapitujve) paraqet një etapë të veçantë të jetës së autorit, por edhe një panoramë të zhvillimeve shoqërore që kanë shoqëruar shqiptarët gjatë dekadave të fundit.

Në recensionin e tij, që në fakt më shumë duhet të cilësohet si ese, që mban titullin “Letërsia e kujtimeve dhe narrativa e përvojave”, studiuesi i letërsisë, botuesi dhe publicisti Emin Azemi e vlerëson librin si një shembull të letërsisë autobiografike që arrin të kapërcejë kufijtë e përvojës individuale dhe të shndërrohet në dëshmi të një kohe dhe të një shoqërie. Sipas Azemit, Dauti ndërton një univers letrar ku bashkëjetojnë realiteti, kujtesa dhe simbolika kulturore. Veçanërisht të rëndësishme janë përshkrimet e jetës tradicionale shqiptare, ritualeve, zakoneve dhe figurave karakteristike të fshatit, të cilat autori i sjell me gjallëri dhe autenticitet.

Në faqet e librit lexuesi takohet me personazhe që përfaqësojnë një botë tashmë në zhdukje, por ende të gjallë në kujtesën kolektive. Përmes tyre autori rikthen atmosferën e fshatit shqiptar, marrëdhëniet njerëzore, humorin popullor, frikërat, besimet dhe ëndrrat e një brezi të tërë.

Si shtesë, duhet theksuar se Nëpër gjethe kujtimesh është një libër që lexohet me kënaqësi, por edhe me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj kujtesës. Autori na rikujton se historia nuk ruhet vetëm në dokumente dhe arkiva, por edhe në rrëfimet e njerëzve të zakonshëm, në kujtimet e fëmijërisë, në zakonet e trashëguara dhe në përvojat e jetuara. Pikërisht për këtë arsye, libri i Daut Dautit paraqet një kontribut të rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore shqiptare dhe në ruajtjen e memories sonë kolektive.

Një vend të veçantë zë edhe përvoja e mërgimit. Tregimet nga Zvicra dhe Londra paraqesin përplasjen mes traditës shqiptare dhe realitetit të shoqërive moderne Perëndimore. Me një gjuhë të qartë, plot humor dhe ironi të hollë, autori trajton temat e identitetit, integrimit dhe ruajtjes së lidhjeve me vendlindjen.

Në analizën e tij, Emin Azemi vëren se Londra në librin e Dautit nuk është thjesht një qytet, por një hapësirë ku historia shqiptare takohet me historinë evropiane. Përmendja e figurave si Faik Konica dhe lidhjet e tij me qarqet intelektuale të kohës e pasurojnë librin me dimensione historike e kulturore që tejkalojnë rrëfimin autobiografik.

Si shtesë, Nëpër gjethe kujtimesh nuk është vetëm një përmbledhje tregimesh. Është një udhëtim nëpër kujtesën individuale dhe kolektive të shqiptarëve, një dëshmi letrare për botën që po largohet dhe një përpjekje për ta ruajtur atë përmes fuqisë së rrëfimit.

Në një kohë kur kujtesa kolektive rrezikon të zbehet përballë ritmit të shpejtë të jetës moderne, libri i Daut Dautit vjen si një dëshmi letrare për botën shqiptare që jeton ende në rrëfime, kujtime dhe përvoja njerëzore.

Daut Dauti është historian, shkrimtar, gazetar dhe publicist. Karrierën e gazetarisë e ka filluar në gazetën studentore “Bota e Re”, sa ishte në studime në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Më vonë ka qenë korrespondent nga Londra i revistës “Zëri”, si dhe bashkëpunëtor i shumë gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe.

Studimet pasuniversitare i kreu në Londër, gjegjësisht në “West London University” (ish-Thames Valley University), ndërsa doktoroi në histori në Universitetin e Leeds-it. Daut Dauti ka qenë pjesë e programeve kërkimore në këtë universitet dhe në disa të tjerë, ndërsa në vitin 2005 shërbeu si këshilltar për media dhe zëdhënës në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Pos tjerash, ai ka punuar edhe si konsultant në zyrën e IOM-it në Londër dhe në disa organizata tjera të ngjashme ndërkombëtare.

Interesi i tij kryesor shkencor mbetet historia e marrëdhënieve anglo-shqiptare gjatë periudhës së Perandorisë Osmane. Ai është autor i veprës së njohur Britain, the Albanian Question and the Fall of the Ottoman Empire 1876-1914, botuar nga shtëpia prestigjioze londineze Bloomsbury, si dhe i një sërë librash dhe studimesh të tjera në gjuhën shqipe dhe angleze.

You Might Also Like

Të mërkurën fillon Festivali i filmit francez

Ndahet nga jeta David Hockney, pionieri i pop-artit britanik

MOS QAJ NËNË …

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

LUTJE DASHURIE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama publikon letrën sesi Goxhaj refuzonte të luftonte për UÇK-në
Next Article Investimi në Zvërnec, Balla: Mjedisi nuk preket, Shqipëria fiton 4 miliardë euro
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?