By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama publikon letrën sesi Goxhaj refuzonte të luftonte për UÇK-në
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama publikon letrën sesi Goxhaj refuzonte të luftonte për UÇK-në
Shqipëri

Rama publikon letrën sesi Goxhaj refuzonte të luftonte për UÇK-në

admin
Last updated: 23/06/2026 13:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama reagoi sot sërish ndaj deklaratave të Dritan Goxhajt, i cili u prezantua si ish-luftëtar i UÇK-së gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kryeministrisë, ku lexoi kërkesat e grupit koordinues të protestës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi një dokument të datës 21 prill 1999, që sipas tij i përket periudhës së luftës në Kosovë dhe i drejtohej Shtabit të Operacionit “Shigjeta”. Në dokument përfshihet një dëshmi e atribuar një komandanti të UÇK-së lidhur me Dritan Goxhajn.

Sipas përmbajtjes së njoftimit të publikuar nga Kryeministri, Goxhaj kishte shoqëruar në qendrën stërvitore të UÇK-së në Helshan katër oficerë të Ushtrisë Shqiptare, të cilët iu bashkuan forcave vullnetare për luftën në Kosovë.

Dokumenti pretendon se, kur u pyet nga bashkëluftëtarët nëse do të qëndronte edhe ai në luftë, Goxhaj ishte larguar për në Tiranë, duke thënë se, “nuk më ka marrë koka erë, si im atë, të vij në luftën e Kosovës”.

Duke publikuar dokumentin, Rama tha se ia kishte dërguar një person që kishte humbur familjarë gjatë luftës në Kosovë.

“Po mos bre, mos ia kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”, citoi Rama mesazhin që, sipas tij, kishte marrë bashkë me dokumentin.

Kryeministri theksoi se debati i tij nuk lidhet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe se nuk  e hedh një pikë balte mbi flamurin e UÇK-së.

“Ej, trima, jo për një manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së”, shkroi Rama në reagimin e tij.

Rama shtoi se, “kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahet”.

/gj.m/r.e/a.f/

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “I dërgoi 300 dronë”, Soni Malaj zbulon nëse është takuar me Florin pas Ferma VIP
Next Article Një udhëtim nëpër kujtesën shqiptare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?