By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëria dhe Eurojust angazhohen për thellimin e bashkëpunimit kundër krimit ndërkufitar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shqipëria dhe Eurojust angazhohen për thellimin e bashkëpunimit kundër krimit ndërkufitar
Shqipëri

Shqipëria dhe Eurojust angazhohen për thellimin e bashkëpunimit kundër krimit ndërkufitar

admin
Last updated: 24/06/2026 09:49
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari zhvilloi një takim në Hagë me presidentin e Eurojust, Michael Schmid, ku u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në luftën kundër krimeve ndërkufitare.

Gjatë takimit, tha Lamallari u vlerësua partneriteti i qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Eurojust, i cili po jep rezultate konkrete në hetimin e veprave penale komplekse, trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe mashtrimeve online.

Lamallari vlerësoi mbështetjen e Eurojust për institucionet shqiptare dhe rolin e rëndësishëm që po luan Prokurori Ndërlidhës në forcimin e bashkëpunimit gjyqësor me vendet e Bashkimit Evropian.

Ministri Lamallari theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë një partner i besueshëm në përpjekjet e përbashkëta për siguri, drejtësi dhe sundim të ligjit, ndërsa mbështetja për institucionet e drejtësisë mbetet thelbësore në rrugën drejt përmbushjes së standardeve evropiane.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes institucioneve shqiptare dhe agjencive evropiane të drejtësisë për forcimin e luftës kundër kriminalitetit ndërkufitar.

You Might Also Like

Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

‘Shuhet’ fotoreporteri ‘legjendar’ italian, Luca Turi! Përjetësoi eksodin dramatik të shqiptarëve me anijen ‘Vlora’

Reforma e re gati brenda vitit! Zv.ministrja zbulon ndryshimet nga rritja e moshës për të dalë në pension deri te skema private

“Në Francë kryeministri largohet nëse bën një të keqe, Rama ka bërë me mijëra”, emigranti: Të ikë sa më parë, protestuesit të bashkuar deri në fund

Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vala e të nxehtit në Evropë një “pompë nxehtësie” që tërheq ajër të nxehtë
Next Article Gjyqi i themelit për Metën dhe Kryemadhin/ Nuk pranon kontrollin e çantës, avokati i ish-deputetes mbetet jashtë sallës së gjyqit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?