By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Baçi: Raporti i AmCham, aktakuzë ndaj modelit ekonomik të qeverisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Baçi: Raporti i AmCham, aktakuzë ndaj modelit ekonomik të qeverisë
Shqipëri

Baçi: Raporti i AmCham, aktakuzë ndaj modelit ekonomik të qeverisë

admin
Last updated: 25/06/2026 10:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 25 qershor, Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha sot se raporti më i fundit i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri (AmCham Business Index 2025-2026), përbën një nga aktakuzat më të rënda që i është bërë ndonjëherë modelit ekonomik dhe qeverisjes së vendit.

Në një deklaratë për mediet nga kryesia e Kuvendit, Baçi tha se indeksi i besimit të biznesit ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke zbritur në 40,34 pikë nga 100.

“Ky është një sinjal alarmi që tregon qartë se biznesi po humbet besimin tek institucionet, tek tregu dhe tek drejtimi ekonomik i Shqipërisë”, theksoi ai.

Sipas Baçit, “sot kemi një qeveri që flet për investime strategjike, ndërsa biznesi flet për monopole. Qeveria flet për reforma, ndërsa biznesi flet për burokraci. Qeveria flet për rritje ekonomike, ndërsa biznesi flet për korrupsion, pasiguri dhe mungesë konkurrence të ndershme. Kjo është diferenca mes propagandës dhe realitetit”.

Baçi tha se qeveria nuk mund të fshihet më pas propagandës dhe statistikave të manipuluara, duke theksuar se humbja e besimit të investitorëve sjell pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë dhe konkurrencën në vend.

Ai lidhi situatën ekonomike edhe me protestat e zhvilluara së fundmi në vend.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lufta kundër klientelizmit, kërkesa për arsim dhe shëndetësi me standarde perëndimore, si dhe mbrojtja e pronës publike dhe interesit kombëtar janë në qendër të kërkesave të tyre”, tha ai.

Sipas Baçit, përgjegjësi kryesor për këtë situatë është kryeministri Edi Rama dhe modeli i tij i qeverisjes.

Baçi theksoi se Shqipëria ka nevojë për një model të ri qeverisjeje, ku sundimi i ligjit, konkurrenca e ndershme, lufta reale kundër korrupsionit, mbrojtja e pronës dhe mbështetja për sipërmarrjen të jenë prioritete kombëtare dhe jo slogane propagandistike.

“Koha e justifikimeve ka mbaruar. Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë është një kambanë alarmi që dëshmon se ekonomia shqiptare po paguan çdo ditë faturën e korrupsionit, klientelizmit dhe keqqeverisjes. Shqipëria meriton më shumë. Shqiptarët meritojnë më shumë. Dhe ky ndryshim nuk mund të presë më”, tha ai.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 212 viktima pas valës së të nxehtit
Next Article Spitali rajonal Shkodër pajiset me skaner 64-slice CT, ofron imazhe me rezolucion të lartë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?