By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla: Partia e Sali Berishës nuk ka mandat të përfaqësojë protestuesit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla: Partia e Sali Berishës nuk ka mandat të përfaqësojë protestuesit
Shqipëri

Balla: Partia e Sali Berishës nuk ka mandat të përfaqësojë protestuesit

admin
Last updated: 25/06/2026 12:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 25 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se opozita nuk ka mandat për të përfaqësuar protestuesit dhe se Partia Demokratike nuk mund të flasë në emër të protestës së zhvilluar në Tiranë.

Në një prononcim për mediet, Balla tha se gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve u ka kërkuar përfaqësuesve të opozitës të sqarojnë se me çfarë mandati paraqiten si zëdhënës të protestës.

“I kam pyetur përfaqësuesit e opozitës në Konferencën e Kryetarëve se me çfarë mandati kanë ardhur si zëdhënës të protestës, por nuk mora asnjë përgjigje. U kam bërë të qartë se nuk i njoh si përfaqësues të protestuesve”, u shpreh Balla.

Sipas tij, Partia Socialiste pranon që çdo grupim apo përfaqësues i protestuesve të paraqesë kërkesat e tyre, por jo Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.

Balla akuzoi opozitën se ka ndryshuar përmbajtjen e kërkesave të protestuesve, duke shtuar çështje që sipas tij lidhen me interesat e saj politike.

“Po t’i merrje kërkesat që kishte sjellë opozita dhe si lexim i kërkesave të protestës, dhe ato që vetëm numri ishte i njëjtë 5. Dhe vetëm pika e parë e kërkesës ishte njëjtë, dorëheqja e qeverisë. Pastaj opozita në emër të protestuesve kishte sjellë nja 4 halle të veta”, tha ai.

Balla theksoi se, protestuesit kanë artikuluar kërkesa që lidhen me ndryshime kushtetuese, reformimin e Kodit Zgjedhor dhe ngritjen e një qeverie teknike me mandat 12-mujor.

Në këtë kuadër, ai theksoi se anëtarët e mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve i kanë bërë të qartë opozitës se nuk e njohin si përfaqësuese të protestës.

Balla u bëri thirrje organizatorëve të protestës të sqarojnë publikisht nëse Partia Demokratike ka mandat për t’i përfaqësuar ata në institucionet politike.

Ai shtoi se sapo në Kuvend të mbërrijë një kërkesë zyrtare me shkrim nga protestuesit, do t’u kthehet përgjigje institucionale edhe atyre.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Asambleja Parlamentare e KE: Fokusi në demokracinë, inteligjencën artificiale dhe stereotipet mediatike
Next Article Gogu: Shqipëria më pranë se kurrë anëtarësimit në BE, ky moment historik nuk duhet humbur
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?