By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përfundojnë 40% e punimeve për nënstacionin e ri elektrik në Kamzë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Përfundojnë 40% e punimeve për nënstacionin e ri elektrik në Kamzë
Shqipëri

Përfundojnë 40% e punimeve për nënstacionin e ri elektrik në Kamzë

admin
Last updated: 25/06/2026 14:10
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 25 qershor, Zhurnal.mk – Nënstacioni i ri elektrik në Kamzë pritet të sjellë standarde më të larta teknike dhe furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike për konsumatorët e zonës.

Gjatë inspektimit të punimeve në kantier, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, tha se projekti po realizohet me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane.

“Ky është një investim që po realizohet me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane. Është një projekt ndër më të rëndësishmit në sektorin energjetik. Ndërsa kemi një bashkëpunim më të thellë me qeverinë gjermane në këtë sektor me vlerë 30 milionë euro, që përfshin digjitalizimin e nënstacioneve, këtë nënstacion të ri dhe rehabilitimin e 12 nënstacioneve të tjera”, tha ministri.

Sipas tij, investimi prej 13 milionë eurosh synon modernizimin e rrjetit dhe rritjen e kapaciteteve. “Projekti me vlerë 13 milionë euro synon vendosjen e fiderave të rinj 20 kilovolt”, deklaroi Karakaci.

Administratori i OSSH sh.a Blendian Dalipi, u shpreh se nënstacioni i ri është tërësisht i ri dhe zëvendëson infrastrukturën e vjetër.

“Ky është një nënstacion tërësisht i ri, 120 kilovolt, që do të zëvendësojë të gjitha linjat e vjetra që kanë qenë në funksion në 60 vitet e fundit, duke rritur cilësinë e furnizimit me energji të zonës”, tha ai.

Dalipi theksoi edhe ndikimin që do të ketë ky investim në furnizimin e popullatës.

“Sot 110-120 kV është kapacitet që i përgjigjet nevojave urbane të zonës, ndërsa synohet të përmirësohet më tej cilësia e shërbimit të furnizimit me energji për afro 5 mijë abonentë”, u shpreh ai.

Administratori i OSSH sh.a  sqaroi edhe ecurinë e punimeve.

“Në këtë investim aktualisht janë realizuar 40% e punimeve, ndërsa projekti parashikon vendosjen e pajisjeve të reja. Punimet kanë filluar në tetor 2025 dhe objektivi është të përfundojnë në mars 2027”, theksoi ai.

Sipas tij, projekti përfshin edhe zgjerimin e rrjetit.

“Faza e parë e këtij projekti rrit kapacitetin e furnizimit nga 8 megavat në 80 megavat, që është 10 fishi i kapaciteteve dhe do të ndërtohen edhe dy linja të tensionit të mesëm që zëvendësojnë linjat e vjetra. Paralelisht ka filluar edhe faza e dytë për instalimin e 8 fiderave të rinj dhe këtë vit kemi parashikuar ndërtimin edhe të rrjetit të tensionit të ulët”, tha Dalipi.

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorin e energjisë.

“Ky është një moment i rëndësishëm i bashkëpunimit mes dy vendeve edhe në sektorin e energjisë”, deklaroi ai.

“Kam vizituar më parë nënstacionin e vjetër 60-vjeçar dhe është koha e duhur që po ndërtohet një nënstacion i ri, që do të përmirësojë stabilitetin e furnizimit me energji”, u shpreh ambasadori.

Ai theksoi edhe ndikimin rajonal të investimeve energjetike.

“Kemi bërë përparime edhe në linjën energjetike 400 kilovolt me Maqedoninë e Veriut duke rritur stabilitetin e rrjetit dhe duke krijuar mundësi që Shqipëria të rrisë eksportin e energjisë”, tha Bergner.

“Qasja e qeverisë gjermane është të bashkëpunojmë për përmirësimin e kushteve gjithmonë e më të prekshme për qytetarët dhe sipas standardeve të BE-së për ta mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt BE-së”, deklaroi ambasadori gjerman Bergner.

You Might Also Like

Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

‘Shuhet’ fotoreporteri ‘legjendar’ italian, Luca Turi! Përjetësoi eksodin dramatik të shqiptarëve me anijen ‘Vlora’

Reforma e re gati brenda vitit! Zv.ministrja zbulon ndryshimet nga rritja e moshës për të dalë në pension deri te skema private

“Në Francë kryeministri largohet nëse bën një të keqe, Rama ka bërë me mijëra”, emigranti: Të ikë sa më parë, protestuesit të bashkuar deri në fund

Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Evropa “ndryshon drejtim”, shitjet e makinave elektrike tejkalojnë ato me benzinë
Next Article Bardhi: Mazhoranca refuzoi pa argument debatin parlamentar mbi kërkesat e protestuesve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?