By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lamallari: Policia me kapacitete të shtuara për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Lamallari: Policia me kapacitete të shtuara për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik
Shqipëri

Lamallari: Policia me kapacitete të shtuara për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 10:37
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, së bashku me drejtues të Policisë së Shtetit zhvilluan sot në Durrës një prezantim të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2026.

Lamallari bëri të ditur se Policia e Shtetit, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare do të jenë të angazhuara me kapacitete të shtuara, teknologji moderne dhe gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe turistëve gjatë gjithë sezonit veror.

“Ka vite që Shqipëria po përjeton një moment të jashtëzakonshëm zhvillimi në turizëm. Turizmi është një nga sektorët më jetikë të ekonomisë sonë, por ky sukses sjell edhe më shumë përgjegjësi. Kur një turist zgjedh Shqipërinë, ai zgjedh një vend të sigurt”, u shpreh ministri.

Sipas tij, përveç ndikimit pozitiv në ekonomi, turistët kontribuojnë edhe në përmirësimin e imazhit të vendit, duke u kthyer në ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në vendet ku jetojnë.

“Ne duhet t’ua kthejmë këtë besim me më shumë siguri dhe me cilësinë më të mirë të shërbimeve që ofron vendi ynë”, theksoi Lamallari.

Ministri nënvizoi se Policia e Shtetit ka hyrë në sezonin veror me një plan të posaçëm masash për përballimin e fluksit të lartë të vizitorëve.

“Jemi gati me të gjitha kapacitetet tona. Kemi marrë masat e nevojshme për të garantuar një sezon të sigurt, të qetë dhe të suksesshëm”, deklaroi ai.

Duke u ndalur te Njësia Policore Detare, Lamallari tha se kjo strukturë ka një rol kyç në garantimin e sigurisë në plazhe dhe në parandalimin e incidenteve me mjetet lundruese.

Sipas tij, njësia, e krijuar për herë të parë në vitin 2023, është shndërruar në një nga garancitë kryesore të sigurisë në hapësirën detare të vendit.

Vetëm gjatë vitit 2025, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare u kanë ardhur në ndihmë 231 qytetarëve dhe 80 mjeteve lundruese në vështirësi në det. Gjithashtu janë kontrolluar mbi 5 600 mjete lundruese, ndërsa janë ndëshkuar të gjitha shkeljet që rrezikonin sigurinë e pushuesve.

Për sezonin turistik 2026, ministri bëri të ditur se Njësia Policore Detare do të jetë e pranishme përgjatë gjithë vijës bregdetare me 35 motorë uji, personel të trajnuar, patrullime intensive dhe monitorim nga ajri me dronë.

Po ashtu, përmes përdorimit të teknologjisë dhe lidhjes së drejtpërdrejtë me sistemin TIMS, Policia Kufitare do të lehtësojë procedurat për jahtet, velierat dhe mjetet e tjera lundruese që vizitojnë Shqipërinë, duke ofruar një shërbim më të shpejtë dhe më efikas.

You Might Also Like

Goxhaj: Sulmet false ndaj meje për UÇK-në, për të hequr vëmendjen nga protestat

Qëlloi me automatik në drejtim të servisit ku punonte në Kamzë, 18-vjeçari hapi zjarr pas konfliktit me pronarin, zbardhet ngjarja

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, dita e 27-të e protestës, qytetarët marshojnë pranë selisë së PD-së: Opozitë e shitur

Dita e 27 e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Kujdes nga SMS mashtruese për gjoba të makinës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përçarje në ekipin kombëtar në Kupën e Botës, trajneri akuzon lojtarët se duan ta shkarkojnë
Next Article “Situata emergjente me materie të rrezikshme”, FSK kryen trajnimin për dekontaminimin e viktimave në masë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira
Maqedoni
Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë
Maqedoni TOP LAJM
Si bashkëshortja e futbollistit sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar vajzën nga rrënojat e tërmetit
Sport
Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?