By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha në Qipro: Mbështetje për integrimin në BE, diskutohet linja ajrore Tiranë-Nikozia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hoxha në Qipro: Mbështetje për integrimin në BE, diskutohet linja ajrore Tiranë-Nikozia
Shqipëri

Hoxha në Qipro: Mbështetje për integrimin në BE, diskutohet linja ajrore Tiranë-Nikozia

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 11:25
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Gjatë vizitës zyrtare në Qipro, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha zhvilloi një takim me homologun qipriot Constantinos Kombos, ku u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Pas takimit, në deklaratën gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ministri Hoxha vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Qipros për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për thellimin e bashkëpunimit në sektorë si turizmi, energjia, teknologjia dhe investimet.

Një nga çështjet e diskutuara ishte edhe perspektiva për hapjen e një linje të drejtpërdrejtë ajrore Tiranë–Nikozia, që do të lehtësonte lëvizjen e qytetarëve dhe do të forconte lidhjet ekonomike dhe turistike mes dy vendeve.

Hoxha ritheksoi gjithashtu qëndrimet e Shqipërisë mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar rëndësinë e integrimit evropian të rajonit si faktor stabiliteti. Ai theksoi se njohja e Kosovës kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin e hapësirës evropiane.

Palët diskutuan gjithashtu mbi sfidat e sigurisë në Evropë dhe rajonin e Mesdheut, ku u theksua rëndësia e dialogut, bashkëpunimit dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare në zgjidhjen e konflikteve.

Në përfundim, ministri Hoxha falënderoi Qipron për mikpritjen dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tabaku: Korrupsioni dhe pastrimi i parave, porta kryesore e ndërhyrjeve të huaja në Shqipëri
Next Article Mickoski: Pas provokimeve qëndron një propagandë e organizuar bullgare në shtetin tonë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?