By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Abduli: Thirrjet për protesta në Tetovë synojnë të pengojnë procesin e emërtimit të rrugëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Abduli: Thirrjet për protesta në Tetovë synojnë të pengojnë procesin e emërtimit të rrugëve
Maqedoni

Abduli: Thirrjet për protesta në Tetovë synojnë të pengojnë procesin e emërtimit të rrugëve

V.E.
Last updated: 26/06/2026 13:50
By V.E. 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 26 qershor Zhurnal.mk – Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Jusuf Abduli, ka reaguar ndaj thirrjeve për protesta në Tetovë, duke vlerësuar se ato kanë për qëllim pengimin e procesit të emërtimit të rrugëve të qytetit.

Sipas tij, ngritja e tensioneve është një përpjekje politike nga ata që, siç thotë, për vite me radhë nuk ndërmorën asnjë hap konkret për zgjidhjen ligjore të kësaj çështjeje, ndërsa tani tentojnë të paraqiten si mbrojtës të interesit publik.

Abduli e cilëson paradoksale që të njëjtët aktorë, të cilët sipas tij e injoruan problemin për vite, sot organizojnë protesta për të manipuluar opinionin publik dhe për të fshehur dështimet e tyre politike.

Ai thekson se protestat nuk mund të zëvendësojnë procedurat institucionale dhe se çështjet ligjore duhet të zgjidhen në institucionet kompetente, veçanërisht në Gjykatën Kushtetuese, e jo përmes presionit në rrugë.

“Nëse ekziston vullnet i sinqertë për zgjidhje, atëherë adresa nuk është sheshi ‘Iliria’, por institucionet shtetërore – në veçanti Gjykata Kushtetuese”, shkruan Abduli.

Në fund të reagimit, ai thekson se Tetova ka nevojë për përgjegjësi, ligjshmëri dhe vendimmarrje të guximshme, e jo, siç shprehet, “spektakle politike dhe kriza të fabrikuara”, duke shtuar se shumë shpejt, përmes rrugëve ligjore dhe institucionale, do të vijnë zgjidhje konkrete për procesin e emërtimit të rrugëve në qytet.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sali: Përfaqësimi i drejtë, mbi ligjin dhe jo mbi politikën
Next Article Përleshje mes dy familjarëve në Tetovë, pesë persona përfundojnë në polici
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?