By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë
Maqedoni

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Redaksia
Last updated: 27/06/2026 19:26
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 qershor Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka theksuar se bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të mbetet vetëm një ide për të cilën flitet, por të shndërrohet në një angazhim të përditshëm me projekte konkrete që sjellin përfitime për qytetarët.

Duke folur në Konferencën kushtuar agjendës së përbashkët ndërshqiptare, Mexhiti u ndal te fushat që, sipas tij, ofrojnë potencialin më të madh për bashkëpunim, duke veçuar arsimin, kulturën, ekonominë dhe turizmin si shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të ndërtohen iniciativa të përbashkëta.

Ai solli edhe shembuj konkretë të këtij bashkëpunimi, si organizimi i Panairit Shqiptar në Shkup dhe Festivali Ndërkombëtar i Muzikës që do të mbahet në Çarshinë e Shkupit, me pjesëmarrjen e artistëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës së tij iu kushtua të rinjve. Mexhiti theksoi se ata nuk janë vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja, ndaj duhet të kenë më shumë hapësirë dhe përgjegjësi në proceset vendimmarrëse.

Në përfundim, ai u shpreh se vetëm përmes besimit, bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët mund të ndërtohet një agjendë që u shërben shqiptarëve kudo që jetojnë dhe krijon më shumë mundësi për brezat e ardhshëm.

https://www.facebook.com/share/p/1BUnzZEs5n/

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Nesër dezinsektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rritet ngrohja me inverterë dhe energji diellore, druri ende dominon si burim kryesor
Next Article Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?