By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Transformohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Do të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Transformohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Do të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët
Shqipëri

Transformohet materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Do të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët

admin
Last updated: 29/06/2026 16:26
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 29 qershor, Zhurnal.mk – Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, një nga institucionet më të rëndësishme të kujdesit shëndetësor për gratë dhe të porsalindurit në vend, është transformuar tërësisht, falë një investimi që e ngre shërbimin e ofruar në standardet më të mira europiane.

Me ambiente moderne, teknologji të avancuar dhe kushte të denja për stafin mjekësor dhe pacientët, ky investim shënon një tjetër hap të rëndësishëm në modernizimin e sistemit shëndetësor.

Materniteti, i cili ofron shërbim për mbi 20 mijë paciente në vit dhe mbështetet nga një trupë mjekësore e nivelit më të lartë profesional, do të disponojë tashmë infrastrukturën dhe kapacitetet e nevojshme për të realizuar misionin e tij në ofrimin e kujdesit shëndetësor të përparuar dhe individual për gratë në çdo fazë të jetës së tyre, duke integruar mjekësinë e specializuar, shkencën dhe teknologjinë.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjesë kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se transformimi i sistemit shëndetësor është i dukshëm dhe se qeveria do të vijojë të mbështesë bluzat e bardha me rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës.

Rama tha se godina e re përfaqëson një tjetër hap në modernizimin e shërbimeve shëndetësore, duke ruajtur edhe elementët me vlerë të trashëgimisë kulturore.

“Dua vetëm të them që më vjen jashtëzakonisht mirë që jemi në një tjetër finish, pas një tjetër maratone, ku faktikisht ndërmorën një transformim të domosdoshëm, por edhe rrënjësor të kësaj strukture dhe sot hapim dyert e një materniteti tërësisht të rilindur, duke e pasur edhe kujdesin për çka i takon të kaluarës si trashëgimi kulturore, por edhe hapësirat e reja, të cilat i shtohen këtij materniteti dhe e bëjnë më të lehtë pa diskutim shërbimin, e bëjnë shumë më cilësor edhe qëndrimin e nënave dhe të fëmijëve që hyjnë dhe dalin nga materniteti. Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin, por shëndetësia është në të njëjtën kohë edhe në gojët e të gjithë atyre që nuk duan të shohin”, tha Rama.

Kreu i qeverisë vlerësoi punën e mjekëve, infermierëve dhe të gjithë punonjësve të shëndetësisë, duke thënë se ata përballen me një ngarkesë të madhe pune dhe me kritika të shumta.

Sipas tij, sistemi shëndetësor sot ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me një dekadë më parë, duke përmendur uljen e problemeve që lidhen me kushtet higjienike dhe infeksionet pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

“Dhe dua të bëj atë që bëj gjithmonë kur më jepet mundësia, t’i shpreh respektin tim të gjithë mjekëve, infermierëve, të gjithë punonjësve të shëndetësisë, të cilët bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe të cilët përballen po ashtu edhe me një furi të jashtëzakonshme fjalësh që nuk i meritojnë. Por kjo është jeta, kështu i kemi ndarë detyrat; disa duhet të bëjnë punën, disa nuk mbetet gjë tjetër veçse “t’i lehin” karvanit që shkon përpara.

“Dua vetëm të kujtoj që sot, ne në sistemin tonë shëndetësor kemi shumëçka për të numëruar, por nuk kemi shumë nga ato probleme që kishim, jo larg, por një dekadë më parë; nuk kemi numrin marramendës të infeksioneve postoperatore që mbanin njerëzit me ditë të tëra në spital mbas operacionit si rezultat i kushteve jashtëzakonisht të vështira higjienike dhe si rezultat i instrumenteve mjekësorë tërësisht të dalë boje”, tha ai.

Rama deklaroi se në sistemin shëndetësor shqiptar kryhen rreth 100 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit, ku pjesa më e madhe realizohen në sallat e operacionit dhe pjesa tjetër janë ndërhyrje mikrokirurgjikale.

“Dhe në sistemin tonë shëndetësor kryhen afro 100 mijë ndërhyrje kirurgjikale, nga të cilat mesatarisht, 65-70 mijë janë ndërhyrje në sallën e operacionit dhe 25-30 mijë të tjera janë ndërhyrje mikrokirurgjikale. Është një volum i jashtëzakonshëm shërbimi, i cili flet për faktin që mjekët dhe infermierët në Shqipëri i shërbejnë publikut, i shërbejnë qytetarëve, i shërbejnë njerëzve që kanë nevojë për ta me dinjitet dhe si çdo gjë tjetër që ndodh fatkeqësisht në sistem dhe që i bie ndesh gjithë shumicës dërmuese të bluzave të bardha, nuk e ndyn dot pastërtinë e këtyre bluzave dhe natyrisht është pjesë e objektivit për ta bërë dhe më të mirë sistemin, për ta pastruar tërësisht nga çdo lloj kanali ku shkon e vjen llumi i ryshfetit”, tha Rama.

Rama theksoi se qeveria do të vijojë përpjekjet për rritjen e pagave dhe përmirësimin e mirëqenies së familjeve të mjekëve dhe infermierëve.

“Dhe në mbyllje dua të shtoj që ne e kemi bërë çmos që pagat tuaja të rriten në mënyrë të vazhdueshme. I kemi rritur shumë ndjeshëm, që ne do të vazhdojmë t’i rrisim pagat. Ne do vazhdojmë të kujdesemi për mirëqenien e familjeve tuaja, të cilët sakrifikojnë shumë, pasi ndryshe nga shumë profesione të tjera, ju keni profesion ku familja është e detyruar t’ju ndajë me shumë të tjerë. Nuk ju ka dot vetëm për vete e kam fjalën”, tha Rama.

You Might Also Like

Ibrahimaj: Rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

Rritje e pazakontë e depozitave në euro me 218 mln euro në maj, nga biznesi dhe llogari të tjera

Matura Shtetërore: Publikohen notat e provimit të Lëndës me zgjedhje

Arben Malaj kundër kërkesës së Ballës për mandatin e Koçekut: Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias e mbrojnë deputeten

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MASH: Në dy paraqitjet në qershor janë regjistruar gjithsej 15.705 nxënës në arsimin e mesëm
Next Article Nufi pritet në Athinë nga homologu Dendias, në fokus bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguria kibernetike
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Maqedoni
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni
11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Maqedoni
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?