By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryeministri i ri paralajmëron goditje më të gjerë ndaj korrupsionit pas arrestimeve masive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kryeministri i ri paralajmëron goditje më të gjerë ndaj korrupsionit pas arrestimeve masive
Bota

Kryeministri i ri paralajmëron goditje më të gjerë ndaj korrupsionit pas arrestimeve masive

admin
Last updated: 29/06/2026 16:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bagdat, 29 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri i ri i Irakut, Ali al-Zaidi ka paralajmëruar vazhdimin e një fushate të gjerë kundër korrupsionit, pasi dhjetëra zyrtarë të lartë dhe deputetë, u arrestuan gjatë operacioneve të zhvilluara në fundjavë, në Zonën e Gjelbër të Bagdadit.

Al-Zaidi deklaroi se kushdo që ka përvetësuar fonde publike duhet t’ia kthejë ato shtetit, duke theksuar se “paratë e popullit duhet t’u rikthehen pronarëve të tyre të ligjshëm”.

Ai nënvizoi se zyrtarët e korruptuar nuk gëzojnë “asnjë lloj imuniteti” dhe la të kuptohet se do të ketë arrestime të tjera, duke e cilësuar operacionin e fundit si “vetëm fazën e parë”.

Sipas autoriteteve, 47 persona u arrestuan në orët e para të ditës së djeshme, pas dëshmisë së ish-zëvendësministrit të Naftës, Adnan al-Jumaili.

Hetuesit kanë sekuestruar deri tani, rreth 85 milionë dollarë para në dorë, si edhe dhjetëra prona, automjete, sasi ari, armë dhe municione.

Disa vëzhgues e konsiderojnë këtë si çështjen më të madhe kundër korrupsionit, në Irak që nga rrëzimi i Saddam Hussein në vitin 2003.

Iraku vijon të përballet me korrupsion të përhapur, veçanërisht në sektorin e naftës.

Ndërkohë, analistët vlerësojnë se fushata mund të shërbejë edhe për të konsoliduar pushtetin e al-Zaidi, i cili mori detyrën rreth gjashtë javë më parë, përmes goditjes së kundërshtarëve politikë.

You Might Also Like

OKB-ja pret mbi 10 mijë vdekje në Venezuelë: Numri i viktimave po rritet çdo ditë

Vdes edhe personi i gjashtë pas të shtënave me armë zjarri në Gjermani

Bukele i El Salvadorit kërkon kandidaturë për mandatin e tretë në parti pas ndryshimeve kushtetuese

Tragjedi e rëndë në Qendrën për nëna dhe fëmijë: Gjashtë të vdekur dhe shumë të plagosur, ndër ta edhe gra

“Ndjenja kineze e sigurisë” që po fiton zemrat e botës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Milloshoski paralajmëron: Levica nuk dëshiron ta nënshkruajë propozimin e vet për Kodin Zgjedhor
Next Article Kryeministri Mickoski në takim me shefin e diplomacisë Budrys diskutuan për bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet evropiane
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Maqedoni
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni
11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Maqedoni
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?