By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zhupa: Rikthimi i mandatit të këshilltares së PD rivendosi përfaqësimin e opozitës në këshillin bashkiak të Sarandës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zhupa: Rikthimi i mandatit të këshilltares së PD rivendosi përfaqësimin e opozitës në këshillin bashkiak të Sarandës
Shqipëri

Zhupa: Rikthimi i mandatit të këshilltares së PD rivendosi përfaqësimin e opozitës në këshillin bashkiak të Sarandës

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 12:52
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, mori pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak të Sarandës, ku për herë të parë pas vendimit të gjykatës u rikthye në detyrë këshilltarja e opozitës Edlira Gjidede.

Zhupa e cilësoi këtë një ditë të rëndësishme për demokracinë vendore, duke deklaruar se rikthimi i mandatit të Gjidedes rivendosi përfaqësimin e opozitës në Këshillin Bashkiak. Sipas saj, këshill bashkiak ka vepruar në paligjshmëri.

“Opozita u përfaqësua edhe me Edlirën sot në Këshillin Bashkiak dhe ngriti çështjet e interesit publik, që nga arsimi, problemet e ujit të pijshëm, problemet e terminalit, parkimeve dhe gjithçka tjetër që ka nevojë t’u jepet zë për qytetarët e Sarandës”, tha ajo.

Zhupa theksoi se Partia Demokratike e çoi çështjen deri në fund përmes rrugës ligjore, duke argumentuar se vota e qytetarëve nuk mund të tjetërsohet nga shumica socialiste në Këshillin Bashkiak.

“Ne treguam se, si Partia Demokratike, i shkojmë deri në fund të drejtës. Treguam se vota e qytetarëve nuk mund të tjetërsohet nga vullneti i mazhorancës socialiste, edhe pse ajo ka votat në Këshill. Sepse e drejta është e patjetërsueshme dhe ne do t’i qëndrojmë asaj, siç i qëndruam deri në fund edhe në këtë rast”, tha Zhupa.

Deputetja u shpreh se këshilli bashkiak aktual “së shpejti do të shpërbëhet” dhe se Partia Demokratike synon të fitojë besimin e qytetarëve për të ndryshuar drejtimin e Bashkisë së Sarandës.

“Ky Këshill Bashkiak së shpejti do të shpërbëhet, por çdo ditë që ne do të jemi këtu, do të jemi në shërbim të interesit të qytetarëve të Sarandës. Dhe së shpejti, uroj që me votën e qytetarëve të Sarandës ta ndryshojmë këtë Këshill Bashkiak, ta ndryshojmë Bashkinë e Sarandës dhe ta kthejmë atë në funksion të qytetarëve, në funksion të së mirës publike, të interesit publik dhe jo në funksion të interesave partiake apo të interesave të oligarkëve, siç ka qenë deri tani”, tha ajo.

You Might Also Like

Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror

Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për proces zgjedhor të lirë

Jaupaj pret delegacionin e eurodeputetëve: Çdo projekt i mundshëm në Zvërnec me vlerësim të plotë të ndikimit në mjedis

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “The Albanian Files”: Janë shmangur konsultimet publike
Next Article Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?