By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jaupaj pret delegacionin e eurodeputetëve: Çdo projekt i mundshëm në Zvërnec me vlerësim të plotë të ndikimit në mjedis
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Jaupaj pret delegacionin e eurodeputetëve: Çdo projekt i mundshëm në Zvërnec me vlerësim të plotë të ndikimit në mjedis
Shqipëri

Jaupaj pret delegacionin e eurodeputetëve: Çdo projekt i mundshëm në Zvërnec me vlerësim të plotë të ndikimit në mjedis

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 12:54
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, priti sot delegacionin e Parlamentit Europian, të përbërë nga eurodeputetët Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg, të cilët shprehën interesin për t’u informuar drejtpërdrejt mbi situatën që lidhet me projektin e mundshëm në zonën Nartë–Zvërnec.

Gjatë takimit, ministri Jaupaj paraqiti gjendjen aktuale të procesit, duke bërë të qartë se deri më sot nuk është depozituar asnjë projekt-propozim përfundimtar pranë institucioneve përgjegjëse dhe nuk ka nisur asnjë aktivitet ndërtimor, pasi nuk është miratuar asnjë leje ndërtimi.

Jaupaj theksoi se ministria e Mjedisit po ndjek me vëmendje maksimale çdo aspekt të këtij procesi dhe se çdo zhvillim i mundshëm do të trajtohet në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe acquis të Bashkimit Europian.

Ministri Jaupaj garantoi eurodeputetët se, në rast se paraqitet një projekt për shqyrtim, ai do t’i nënshtrohet një vlerësimi të plotë të ndikimit në mjedis, të realizuar mbi bazën e standardeve më të larta profesionale, me transparencë të plotë, konsultim publik dhe pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve kompetente.

Ministri Jaupaj nënvizoi se Ministria e Mjedisit është plotësisht e angazhuar të ndjekë me rigorozitet çdo fazë të procedurës, duke garantuar që çdo vendimmarrje të mbështetet në prova shkencore, ekspertizë të specializuar dhe respektim të plotë të legjislacionit në fuqi. Ai theksoi se mbrojtja e biodiversitetit, habitateve natyrore, specieve të mbrojtura dhe integritetit ekologjik të zonës do të mbetet një prioritet i panegociueshëm gjatë gjithë procesit.

Gjithashtu, ministri riafirmoi se Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai kujtoi se, në kuadër të përmbushjes së kritereve për mbylljen e Kapitullit 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, vendi ynë ka detyrimin të harmonizojë plotësisht legjislacionin mjedisor me atë të Bashkimit Europian dhe të garantojë zbatimin e standardeve europiane në çdo vendimmarrje që lidhet me mbrojtjen e mjedisit.

Në këtë frymë, ministri Jaupaj informoi eurodeputetët se institucionet shqiptare do të vijojnë të veprojnë me transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe në përputhje me të gjitha detyrimet që burojnë nga legjislacioni kombëtar dhe ai i Bashkimit Europian, duke garantuar se çdo vendim do të marrë në konsideratë, në radhë të parë, mbrojtjen e mjedisit dhe interesin publik.

You Might Also Like

Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror

Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për proces zgjedhor të lirë

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate

Zhupa: Rikthimi i mandatit të këshilltares së PD rivendosi përfaqësimin e opozitës në këshillin bashkiak të Sarandës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate
Next Article Australia padit “Amazon”: Detyroi abonentët të paguanin më shumë për të shmangur reklamat
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?