Shkup, 02 korrik, Zhurnal.mk – Një fëmijë 11-vjeçar është kafshuar nga një qen me pronar në fshatin Saraqinë, raporton TetovaSot.
Rasti është denoncuar në Stacionin Policor të Grupçinit nga prindi i fëmijës, ndërsa ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e 1 korrikut.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së pronarit të qenit.

