By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendimi për kryebashkiakun e Tiranës, katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese: “Arresti në burg” ndaj Veliajt është joproporcional dhe cenon mandatin e fituar me votë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vendimi për kryebashkiakun e Tiranës, katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese: “Arresti në burg” ndaj Veliajt është joproporcional dhe cenon mandatin e fituar me votë
Shqipëri

Vendimi për kryebashkiakun e Tiranës, katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese: “Arresti në burg” ndaj Veliajt është joproporcional dhe cenon mandatin e fituar me votë

Redaksia
Last updated: 03/07/2026 11:36
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 03 korrik, Zhurnal.mk – Katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë vlerësuar se masa e sigurimit “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është joproporcionale dhe cenon ushtrimin e mandatit të fituar përmes votës së qytetarëve.

“Vendimi nr. 57 i Gjykatës Kushtetuese nuk është një vendim thjesht procedural. Ai vendos në qendër një çështje thelbësore për shtetin e së drejtës: a mundet një masë sigurimi të bllokojë në praktikë ushtrimin e një mandati të fituar drejtpërdrejt nga qytetarët?

Përgjigjja që del nga vendimi është e qartë. Gjykata Kushtetuese e ktheu çështjen në Gjykatën e Lartë sepse kjo e fundit nuk i dha përgjigje të arsyetuar pretendimit për cenimin e proporcionalitetit të masës “Arrest në burg”, në raport me të drejtën e Erion Veliaj për t’u zgjedhur dhe për të ushtruar mandatin si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por vendimi shkon edhe më tej”, thonë ata.

Katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, Sonila Bejtja, Sandër Beci dhe Genti Ibrahimi, janë shprehur qartë se masa “Arrest në burg” ndaj Veliajt nuk është thjesht e paarsyetuar mjaftueshëm, por është joproporcionale në vetvete.

Ata theksojnë se kjo masë i ka pamundësuar Veliajt ushtrimin efektiv të detyrës për një periudhë të konsiderueshme, në raport me kohëzgjatjen e mandatit të fituar përmes zgjedhjeve vendore. Po ashtu, ata nënvizojnë se kufizimi nuk prek vetëm të drejtat individuale të Veliaj, por edhe të drejtën e qytetarëve të Tiranës për t’u qeverisur nga organi që kanë zgjedhur me votë.

Ata thonë se “Ky është thelbi kushtetues i vendimit: masa “Arrest në burg” nuk mund të kthehet në një mekanizëm që neutralizon në praktikë një mandat të fituar me votë, kur nuk provohet bindshëm se asnjë masë tjetër më pak kufizuese nuk do të garantonte interesin publik të procedimit penal.

Pas këtij vendimi, Gjykata e Lartë nuk e ka më luksin ta anashkalojë thelbin, për sa kohë katër gjyqtarë të Kushtetueses kanë thënë qartë se “Arresti në burg” ndaj Erion Veliajt është joproporcional, sepse bllokon ushtrimin e mandatit të fituar me votë. Çdo vendimmarrje e re duhet të përballet drejtpërdrejt me këtë konstatim kushtetues.

Në një demokraci kushtetuese, vota e qytetarëve nuk mund të zhbëhet si pasojë anësore e një mase sigurimi. Një kufizim i tillë kërkon arsyetim të rreptë, prova konkrete, individualizim të rreziqeve dhe shqyrtim real të masave më pak kufizuese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka vendosur standardin. Tani ky standard duhet zbatuar.”

You Might Also Like

Xhixho: “The Albanian Files” dëshmon se ligjet janë ndryshuar me porosi

Lamallari: Policia ndërhyri vetëm pas dhunës, autorët do përballen me ligjin

Pirdeni: Ligji i ri sjell sistem të ri rekrutimi dhe kontrolli të performancës në administratë

Rama: Protesta ka shqetësime reale të qytetarëve që duhen dëgjuar

Braho: Finalizojmë strategjinë kundër krimit të organizuar, objektiv ulja me 70% e çështjeve të prapambetura

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi 2 milionë euro grante për biznese, lansohen skemat për inovacion dhe energji të pastër
Next Article Fermerët e Istogut mbajnë sot protestë para Ministrisë së Bujqësisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare, nëse Shqipëria hynë në BE, çdo shqiptar do kërkojë pasaportë shqiptare
Maqedoni
Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore
Maqedoni
Sulme të reja ndaj të miturve në Shkup: Një djalë i sulmuar në Karposh dhe një vajzë në Qendër
Kronika
Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?