By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Drejtësia, Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive dhe Kultura janë tri ministri strategjike për avancimin e pozitës së shqiptarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Drejtësia, Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive dhe Kultura janë tri ministri strategjike për avancimin e pozitës së shqiptarëve
Maqedoni

Mexhiti: Drejtësia, Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive dhe Kultura janë tri ministri strategjike për avancimin e pozitës së shqiptarëve

admin
Last updated: 03/07/2026 12:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 korrik, Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka vlerësuar se marrja e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Ministrisë së Kulturës përbën një hap të rëndësishëm për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për forcimin e institucioneve shtetërore.

Në një reagim me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ai theksoi se vendi po hyn në një fazë të re të qeverisjes, të mbështetur në parimet e barazisë, drejtësisë dhe përgjegjësisë.

“Drejtësia është themeli i shtetit të së drejtës dhe garancia më e fortë për barazinë e qytetarëve. Marrja e këtij resori nënkupton përgjegjësi për të çuar përpara reforma të thella në sistemin e drejtësisë, për ta kthyer besimin e qytetarëve te gjyqësori dhe institucionet, për të garantuar zbatimin e plotë të të drejtave kushtetuese e gjuhësore që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit”, theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se Ministria e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive dhe ajo e Kulturës do të kenë rol të rëndësishëm në forcimin e kohezionit shoqëror, promovimin e karakterit multietnik të shtetit dhe ruajtjen e identitetit kulturor të shqiptarëve, ndërsa së bashku me resorët e Çështjeve Evropiane, Ekonomisë dhe Mjedisit Jetësor do të kontribuojnë në përshpejtimin e integrimit evropian të vendit.

“Ky rikonfigurim përfaqëson edhe një konsolidim të plotë të përfaqësimit të VLEN-it në Qeveri. Një VLEN i konsoliduar në Qeveri nënkupton më shumë unitet në vendimmarrje, më shumë efikasitet në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve dhe më shumë përgjegjësi në përmbushjen e zotimeve tona ndaj qytetarëve”, përfundoi Mexhiti.

You Might Also Like

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare, nëse Shqipëria hynë në BE, çdo shqiptar do kërkojë pasaportë shqiptare

Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore

Mickoski: Gjatë ditës së sotme do të dorëzohen në Kuvend emrat e ministrave të rinj

Kuvendi i RMV-së ka miratuar Ligjin për Procedurën Civile, i cili do të lejojë që seancat gjyqësore të zhvillohen me mjete elektronike

Me 40 milionë euro nga BE janë blerë pajisje të reja për Armatën e RMV-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Apasiev drejtuar Kostadinovskit: “Barkun e ke më të madh se biografinë akademike”
Next Article ​12 kadetë diplomojnë si oficerë të FSK-së, Haxhiu e Kurti: Do të udhëhiqni ushtrinë e së ardhmes me përgjegjësi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare, nëse Shqipëria hynë në BE, çdo shqiptar do kërkojë pasaportë shqiptare
Maqedoni
Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore
Maqedoni
Sulme të reja ndaj të miturve në Shkup: Një djalë i sulmuar në Karposh dhe një vajzë në Qendër
Kronika
Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?