By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Teknologjive Informative dhe Komunikuese në Manastir
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Teknologjive Informative dhe Komunikuese në Manastir
Maqedoni

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Teknologjive Informative dhe Komunikuese në Manastir

admin
Last updated: 09/07/2026 15:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 korrik, Zhurnal.mk – Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale dhe Fakulteti i Teknologjive Informative dhe Komunikuese pranë Universitetit „Shën Klimenti i Ohrit“ në Manastir, sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi.
Memorandumin e nënshkruan ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, dhe dekani i Fakultetit të Teknologjive Informative dhe Komunikuese, prof. dr. Blagoj Ristevski.

Me Memorandumin e bashkëpunimit përcaktohet një kornizë bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe Fakultetit të Teknologjive Informative dhe Komunikuese pranë Universitetit „Shën Klimenti i Ohrit“ në Manastir, me qëllim shfrytëzimin e kapaciteteve shkencore-profesionale, profesionale, materiale-teknike dhe hapësinore, të orientuara drejt avancimit të aktiviteteve edukative, kërkimore dhe aplikative.

„Zhvillimi i një shteti bazohet në partneritet dhe bashkëpunim, të cilat janë parakusht për një shoqëri të suksesshme dhe të begatë. Shteti ynë ka potencial, vizion dhe kapacitet për t’u shndërruar në një lider rajonal për një tranzicion të suksesshëm energjetik, duke u mbështetur në lidhjet institucionale me institucionet e arsimit të lartë dhe ato shkencore“, theksoi ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, gjatë nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit. Është konstatuar bashkërisht se sektori i energjisë duhet të ndjekë zhvillimet më të reja, veçanërisht në fushën e teknologjive informative dhe komunikuese. Në këtë kontekst, një theks i veçantë gjatë takimit iu kushtua sigurisë kibernetike dhe digjitalizimit, si dhe përdorimit të inteligjencës artificiale dhe aplikimit të saj për përmirësimin e punës së institucioneve.

Nënshkrimi i sotëm i Memorandumit është pjesë e strategjisë së Ministrisë së energjisë, minierave dhe burimeve minerale për rrjetëzim institucional, i orientuar drejt sigurimit të një sistemi energjetik të sigurt, stabil dhe modern, në përputhje me standardet evropiane.

You Might Also Like

VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të bëhen viktimë e interesave partiake

Nesër në Shkup do të kryhet dezinsektim ajror

Mickoski nga Manastiri: Qeveria do të vazhdojë të investojë, qyteti mbetet prioritet kryesor

Aziri: Diaspora të votojë edhe në zgjedhjet lokale ose ligjin do ta bllokojmë

Editorial / Çfarë po ndodh me sistemin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kremlini: Sulmet ukrainase ndaj Rusisë vetëm sa do ta zgjasin luftën
Next Article Klekovski: Ilaçi “Foster” nga 1 gushti i disponueshëm pa pagesë shtesë, me participim 280 denarë, “Xarelto” nga 1 janari për 160 denarë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Franca vendos 9 departamente në alarm të kuq, zjarret vazhdojnë
Bota
Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë
Shqipëri
VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk duhet të bëhen viktimë e interesave partiake
Maqedoni
Nesër në Shkup do të kryhet dezinsektim ajror
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?