By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Avokati i Popullit Faton Selami vizitoi Burgun e Shkupit në Shutkë, hetohen pretendimet për dhunë ndaj të burgosurve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Avokati i Popullit Faton Selami vizitoi Burgun e Shkupit në Shutkë, hetohen pretendimet për dhunë ndaj të burgosurve
MaqedoniTOP LAJM

Avokati i Popullit Faton Selami vizitoi Burgun e Shkupit në Shutkë, hetohen pretendimet për dhunë ndaj të burgosurve

admin
Last updated: 09/07/2026 19:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 korrik Zhurnal.mk – Avokati i Popullit, Faton Selami, vizitoi sot Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Shkupit në Shutkë, ku zhvilloi takime me drejtuesit e institucionit, por edhe me një pjesë të të burgosurve që kanë paraqitur pretendime për përdorim të dhunës gjatë kontrollit të djeshëm.

Nga Zyra e Avokatit të Popullit njoftuan se Selami, së bashku me ekipin e Mekanizmit për Kontroll Civil, u takua me drejtorin e burgut, Boban Utkovski, dhe zëvendësdrejtorin Baki Mustafi, me qëllim marrjen e informacioneve më të detajuara lidhur me kontrollin e kryer nga pjesëtarët e Njësisë së Intervenimit të Policisë së Burgjeve, e cila është nën kompetencë të drejtpërdrejtë të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Gjatë vizitës, Avokati i Popullit bisedoi drejtpërdrejt edhe me disa nga të burgosurit që ishin objekt i kontrollit.

Fokusi i bisedave ishte mënyra e veprimit të pjesëtarëve të njësisë gjatë kontrollit, përkatësisht nëse janë respektuar procedurat dhe standardet e përcaktuara me aktet përkatëse, si dhe nëse ka pasur tejkalim të kompetencave zyrtare apo përdorim të forcës së tepruar.

Nga Zyra e Avokatit të Popullit bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme ekipi i Mekanizmit për Kontroll Civil do të vazhdojë hetimin e rastit, ndërsa pas përfundimit të verifikimeve, Avokati i Popullit do ta informojë publikun për konstatimet dhe veprimet që do të ndërmerren.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ligjet për arsimin e lartë në Kuvend, opozita me vërejtje të shumta
Next Article Masa “Kontrolli i bisedës” po kthehet — mesazhet online do të monitorohen masivisht
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?