By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protestat masive, The Guardian: “Revolucioni i flamingove” ka fituar mbështetjen e Dua Lipës! Reagimi i këngëtares u prit me entuziazëm nga qytetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Protestat masive, The Guardian: “Revolucioni i flamingove” ka fituar mbështetjen e Dua Lipës! Reagimi i këngëtares u prit me entuziazëm nga qytetarët
Shqipëri

Protestat masive, The Guardian: “Revolucioni i flamingove” ka fituar mbështetjen e Dua Lipës! Reagimi i këngëtares u prit me entuziazëm nga qytetarët

admin
Last updated: 15/07/2026 10:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 15 korrik, Zhurnal.mk – Mbështetja e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, për protestat kundër projektit turistik në Sazan dhe Zvërnec ka marrë jehonë në median prestigjioze britanike The Guardian, e cila i ka kushtuar një artikull të veçantë reagimit të artistes.

Sipas gazetës britanike, lëvizja qytetare e njohur si “Revolucioni i Flamingove” ka fituar mbështetësen e saj më të shquar deri më tani, pasi Dua Lipa shprehu publikisht admirimin për protestuesit që kundërshtojnë projektin e resortit të mbështetur nga investitorë të udhëhequr nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Në artikull thuhet se, ndërsa protestat kanë hyrë në javën e gjashtë, Dua Lipa i përshkroi ato si “frymëzuese” gjatë një bisede me akademiken dhe shkrimtaren Lea Ypi në podcastin Service95 Book Club.

“E gjej shumë frymëzuese të shoh se sa shumë njerëz interesohen vërtet,” u shpreh këngëtarja. The Guardian ndalet edhe te shqetësimet e ngritura nga Dua Lipa lidhur me ndryshimet në legjislacionin shqiptar për zonat e mbrojtura. Sipas saj, problemi nuk lidhet vetëm me projektin konkret, por me faktin që ligji mund të ndryshohet pa një proces konsultimi publik.

“Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur për Shqipërinë e sotme. Ajo që më shqetëson është parimi që qeveria mund të ndryshojë ligjin për të hequr mbrojtjen mjedisore pa asnjë lloj konsultimi publik,” deklaroi Dua Lipa.

Media britanike kujton se projekti, me një vlerë prej rreth 1.6 miliardë eurosh, parashikon zhvillime turistike në ishullin e Sazanit dhe në gadishullin e Zvërnecit, zona që konsiderohen me rëndësi të veçantë për biodiversitetin. Artikulli thekson se ndryshimet ligjore që lejuan ndërtimet në zona të mbrojtura kanë nxitur kritika nga organizatat mjedisore dhe reagime edhe nga eurodeputetë, të cilët kanë paralajmëruar se respektimi i standardeve mjedisore është i rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

The Guardian sjell edhe reagimin e Aleksandër Trajçes, drejtues i organizatës PPNEA, i cili e cilësoi mbështetjen e Dua Lipës si një moment të rëndësishëm për protestuesit.

“Ishte një deklaratë shumë e fuqishme. Shumë të rinj shqiptarë, që e shohin Dua Lipën si një idhull, janë frymëzuar. Kjo është dita e 45-të e protestave tona dhe nuk ka asnjë shenjë se ato do të ndalen,” tha ai.

Nga ana tjetër, gazeta rikujton se kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur projektin, duke e cilësuar atë si investimin më të madh në historinë e vendit dhe një mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Ndërkohë, zhvilluesit kanë deklaruar se projekti do të realizohet me përgjegjësi, duke garantuar mbrojtjen e mjedisit dhe përfitime afatgjata për komunitetet lokale.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Në Ministrinë e Mbrojtjes, 10 nga 10 drejtorë janë maqedonas, alarm serioz për përjashtimin e shqiptarëve nga sistemi i sigurisë
Next Article Arrestohet Aleksandar Lazarov, i cili kishte ikur nga Stacioni Policor në Koçan
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?