By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ali Ahmeti dënon deklaratën e ministres serbe: Ideologjitë e urrejtjes përfundojnë në bankën e historisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ali Ahmeti dënon deklaratën e ministres serbe: Ideologjitë e urrejtjes përfundojnë në bankën e historisë
Maqedoni

Ali Ahmeti dënon deklaratën e ministres serbe: Ideologjitë e urrejtjes përfundojnë në bankën e historisë

admin
Last updated: 15/07/2026 11:58
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së një ministreje të Serbisë, e cila kishte thënë se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998. Ahmeti e cilësoi këtë deklaratë si tronditëse, çnjerëzore dhe të papranueshme, duke theksuar se ajo përbën jo vetëm fyerje për viktimat e luftës, por edhe pasqyrim të një mentaliteti të frymëzuar nga politikat kriminale të regjimit të Millosheviqit.

Sipas tij, të flasësh sot për spastrim etnik si alternativë politike, pas krimeve, masakrave dhe varrezave masive të dokumentuara në Kosovë, është dëshmi e një mendësie të rrezikshme dhe në kundërshtim me vlerat njerëzore, demokratike dhe evropiane. Ahmeti theksoi se mohimi ose glorifikimi i politikave gjenocidale nuk mund të ketë vend në shekullin XXI.

Në reagimin e tij, Ahmeti nënvizoi se historia tashmë e ka dhënë përgjigjen ndaj kësaj ideologjie. Ai rikujtoi se përballë politikave kriminale u ngrit rezistenca e popullit të Kosovës, e cila u kurorëzua me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shtuar se liria dhe e drejta triumfojnë gjithmonë mbi ideologjitë e urrejtjes.

You Might Also Like

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë

Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni

Prokuroritë me mungesë prej 67 prokurorësh

Tre zjarre aktive në Tetovë, Ameti: Zjarrfikësit po përballen njëkohësisht me disa vatra

Zëvendësministri Sulejmani: Rënia e numrit të nxënësve po zgjidhet përmes optimizimit të shkollave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zajkova e akuzoi pushtetin për “shizofreni politike”
Next Article Konstadinovski: Tabelën vetëm në maqedonisht në Gjykatën Kushtetuese e vendosi deputeti i tanishëm i BDI-së, Sali Murat
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?