By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Më vjen mirë që SPAK nuk është i pëlqyeshëm nga politika”, Braho: Kjo do të thotë se po e bën punën mirë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Më vjen mirë që SPAK nuk është i pëlqyeshëm nga politika”, Braho: Kjo do të thotë se po e bën punën mirë
Shqipëri

“Më vjen mirë që SPAK nuk është i pëlqyeshëm nga politika”, Braho: Kjo do të thotë se po e bën punën mirë

admin
Last updated: 15/07/2026 13:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se nuk ka të dhëna apo raporte ndërkombëtare që tregojnë një rënie të punës së Prokurorisë së Posaçme në luftën kundër korrupsionit.

Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Braho u shpreh se hetimet për pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion kryhen në përputhje me ligjin dhe metodologjinë përkatëse.

“Nuk dimë një raport ndërkombëtar që të thotë se puna e SPAK në lidhje me korrupsionin ka rënë. Sa i përket pasurive të zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, në çdo rast hetuesit sipas ligjit dhe metodologjisë së miratuar duhet të kërkojnë në çdo hetim pasuritë që vijnë nga produkti, ato që vijnë nga aktiviteti i paligjshëm dhe jo vetëm. Në çdo rast kryhen hetime”, deklaroi Braho.

I pyetur për publikimin e informacioneve nga dosjet hetimore në media, kreu i SPAK theksoi se nxjerrja e të dhënave të tilla është përgjegjësi penale për personat që i publikojnë.

“Sa i përket publikimit të dosjeve në media, kushdo që nxjerr informacione mban përgjegjësi penale. Në këtë periudhë që unë drejtoj nuk ka ndonjë rast të tillë, pa pasur disa raste në të shkuarën, por nuk mund të jap më shumë detaje”, tha ai.

I pyetur nga deputeti Klevis Balliu në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundër SPAK, Braho i cilësoi ato pjesë të debatit politik dhe theksoi se institucioni duhet të veprojë vetëm mbi bazën e ligjit.

“Deklaratat politike janë retorikë politike. Më vjen mirë ndonjëherë që SPAK nuk është i pëlqyeshëm nga asnjëri krah, sepse do të thotë se po e bën punën mirë”, u shpreh Braho.

I pyetur se përse nuk thirret Rama në SPAK për çështje të caktuara, sipas tij, thirrja e një personi në SPAK nuk bëhet mbi bazën e pritshmërive politike apo publike, por vetëm kur kjo kërkohet nga nevojat e hetimit.

“Thirrja e një personi në SPAK nuk merret në bazë të pritshmërive, por për nevojat e hetimeve dhe prokurori e di mirë se kush duhet të pyetet. Në rastet kur ka prova, askush nuk është imun ndaj hetimit”, përfundoi kreu i SPAK.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Basketboll/ Shqipëria U-16 e vajzave fiton medalje argjendi në Divizionin C të Europianit, 13-vjeçarja Helena Byberi udhëheq ekipin kuqezi
Next Article Kasami dhe ministrat e VLEN-it ngushëllojnë në Ambasadën e Katarit për ndarjen nga jeta të ish-Emirit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?