By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha në nisjen e rregullimit të Lumit të Thatë: Investim prej 376 milionë denarësh për një Saraj të pastër dhe të sigurt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hoxha në nisjen e rregullimit të Lumit të Thatë: Investim prej 376 milionë denarësh për një Saraj të pastër dhe të sigurt
MaqedoniTOP LAJM

Hoxha në nisjen e rregullimit të Lumit të Thatë: Investim prej 376 milionë denarësh për një Saraj të pastër dhe të sigurt

admin
Last updated: 15/07/2026 14:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, shënoi sot fillimin e punimeve për projektin kapital të rregullimit të shtratit të Lumit të Thatë në Komunën e Sarajit, për të cilin Ministria e Mjedisit ka siguruar 376 milionë denarë. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi si dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Ministri Hoxha vuri në dukje se rregullimi i këtij aksi me gjatësi prej pothuajse 12 kilometrash,  nga rruga për në fshatin Bojanë e deri në derdhjen në lumin Treskë pranë fshatit Glumovë – i jep zgjidhje të përhershme një problemi dhjetëvjeçar për mijëra qytetarë.

Ky projekt do të mbrojë drejtpërdrejt vendbanimet dhe tokën bujqësore nga vërshimet, si dhe do të eliminojë rrezikun nga infeksionet e ndryshme gjatë periudhës së verës. “Ky investim është pjesë e ofensivës sonë të madhe infrastrukturore që po realizojmë në mbarë vendin. Me çdo projekt të ri, me çdo shtrat lumi të pastruar, me çdo rrjet të ri komunal dhe stacion pastrimi, ne po hedhim themele të forta për një kthesë të vërtetë të gjelbër në vendin tone”, porosit Hoxha.

Punimet ndërtimore në terren tashmë kanë filluar. Realizimi i këtij projekti është paraparë si një investim shumëvjeçar i Ministrisë dhe do të implementohet në periudhën nga viti 2026 deri në vitin 2029.

You Might Also Like

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin

Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë

Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Gati 6 në 10 gra të reja marrin informacione shëndetësore nga influencuesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shabani: Me lot krokodili nuk bëhet politika, VLEN do të korrigjojë padrejtësitë ndaj shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes
Next Article Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen Dollari, Franga, dhe Paundi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?