By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Kuvend debat për rrugën Tetovë-Prizren! Opozita akuzon për propagandë, ministri kërkon durim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Kuvend debat për rrugën Tetovë-Prizren! Opozita akuzon për propagandë, ministri kërkon durim
Maqedoni

Në Kuvend debat për rrugën Tetovë-Prizren! Opozita akuzon për propagandë, ministri kërkon durim

admin
Last updated: 15/07/2026 15:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – Para disa ditëve VLEN publikoi video nga ekskavatori që kishte nisur punimet për rrugën Tetovë-Prizren. Sot në pyetjet e deputetëve drejtuar ministrave u diskutua pikërisht këtë temë. Deputetja Rina Ajdari tha se po propagandohet për pikë politike për ndërtimin e këtij projekti që është akoma në fazë të projektimit. Deputetja Ajdari tha se është shkelje ligjore të fillohen punimet pa kryer procedurat për një territor të mbrojtur si monument natyre, siç është parku kombëtar i Malit Sharr.

“A është përpiluar dhe miratuar projekti infrastrukturor dhe projekti themelor për ndërtimin e rrugës magjistrale Tetovë-Prizren? A janë realizuar studimet, elaboratet dhe procedurat e nevojshme duke pasur parasysh se traseja e paraparë kalon nëpër territorin e parkun kombëtar të Malit Sharr?”, tha Rina Ajdari, Deputete e Frontit Evropian.

Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski, nuk u përgjigj konkretisht, por tha punimet po zhvillohen në mënyrë solide dhe se për këtë projekt të ndërlikuar në terren malor kostoja, do të jetë mjaft e lartë.

“Projekti po zhvillohet në mënyrë solide, të keni durim se bëhet fjalë për një projekt të komplikuar, duke pasur parasysh që terreni në dyja anët është i ndërlikuar, bëhet fjalë për Malin Sharr dhe pritet të jetë projekt i shtrenjtë për shkak të gjeologjisë malore”, u shpreh Aleksandar Nikollovaski, ministër i Transporti.

Kujtojmë që një komision ndër-shtetëror është formuar për udhëheqjen e këtij projekti i përfaqësuar nga Ministria transportit, NP Rrugët Shtetërore dhe përfaqësues nga institucionet e Kosovës. Edhe në territorin e Kosovës ky projekt tashmë është duke u zbatuar me punime në terren.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK
Next Article Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027, Albana Koçiu: Gati të pozicionohemi si partner konkurrues
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?