By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: Optimizimi i shkollave është për arsim më cilësor, asnjë mësues nuk do të mbetet pa punë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Janevska: Optimizimi i shkollave është për arsim më cilësor, asnjë mësues nuk do të mbetet pa punë
Maqedoni

Janevska: Optimizimi i shkollave është për arsim më cilësor, asnjë mësues nuk do të mbetet pa punë

admin
Last updated: 15/07/2026 15:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – Ulja e numrit të nxënësve dhe nevoja për cilësi më të mirë në procesin mësimor janë arsyet për të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës paralajmëron optimizimin e rrjetit shkollor, tha ministrja Vesna Janevska në Kuvend.

Sipas saj, në shtatë vitet e fundit numri i nxënësve në vend është ulur për rreth 17 mijë, gjë që imponon nevojën për riorganizimin e një pjese të shkollave, njofton 4news.mk.

“Kemi shumë shkolla periferike me nga dy‑tre fëmijë, të cilët as nuk socializohen, as nuk kanë mundësi të konkurrojnë me bashkëmoshatarët e tyre, e as nuk kanë kushte për zbatimin e teknologjisë bashkëkohore”, tha Janevska.

Ajo theksoi se këta nxënës duhet të përfshihen në shkollat më të mëdha në afërsi të tyre, ku do të kenë mundësi për proces edukativo‑arsimor më cilësor.

Ministrja theksoi se optimizimi nuk do të nënkuptojë largim nga puna të mësuesve dhe se asnjë mësues nuk do ta humbasë vendin e punës.

“Në dy vitet e kaluara të mandatit të Qeverisë asnjë mësues nuk është larguar nga puna dhe kjo nuk do të ndodhë as në periudhën që vjen”, theksoi Janevska.

Ajo shtoi se mësuesve do t’u mundësohet të plotësojnë orët përmes punës shtesë me nxënës të talentuar, me nxënës që kanë nevojë për mbështetje shtesë, si dhe përmes realizimit të aktiviteteve jashtëmësimore dhe udhëheqjes së seksioneve shkollore.

Janevska u ndal edhe te nevoja që nxënësit të qëndrojnë më gjatë në shkollë, duke theksuar se Maqedonia ngec pas mesatares evropiane.

“Nxënësit në Maqedoni deri në moshën 14‑vjeçare kalojnë 6.816 orë në shkollë, ndërsa mesatarja në vendet e OECD‑së është 7.775 orë. Ne po përpiqemi ta arrijmë këtë nivel dhe nxënësit tanë të mos jenë ndër të fundit në testimet PISA”, tha ministrja.

Duke iu përgjigjur pyetjes për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Selltë të Tetovës, Janevska informoi se objekti ishte ndërtuar gjatë periudhës së qeverisë së mëparshme, por nuk ishte përfunduar plotësisht.

Sipas saj, kanë mbetur të pa realizuara pjesë si fasada, rregullimi i hapësirës së jashtme dhe ndërtimi i murit mbajtës për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e dheut.

“Më vjen keq që është kështu, por ne jemi Qeveri përgjegjëse dhe do ta përfundojmë, që të mos shkatërrohen mjetet e investuara”, deklaroi Janevska.

You Might Also Like

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin

Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë

Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Gati 6 në 10 gra të reja marrin informacione shëndetësore nga influencuesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kodi Zgjedhor është bllokuar te diaspora, Mickoski nuk pret marrëveshje
Next Article Trenat e pasagjerëve në linjën Shkup-Manastir rifillojnë së funksionuari nga sot
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?