By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bërvenica do të zgjedhë kryetarin e ri në tetor, procedurat ligjore kanë nisur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bërvenica do të zgjedhë kryetarin e ri në tetor, procedurat ligjore kanë nisur
Maqedoni

Bërvenica do të zgjedhë kryetarin e ri në tetor, procedurat ligjore kanë nisur

admin
Last updated: 15/07/2026 17:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bërvenicë, 15 korrik Zhurnal.mk – Komuna e Bërvenicës pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme gjatë muajit tetor për zgjedhjen e kryetarit të ri. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se procedurat ligjore tashmë janë në rrjedhë, ndërsa pret që Kuvendi deri në fund të këtij muaji të shpallë zyrtarisht zgjedhjet.

“Ne si qeveri e miratuam konkluzionin, e dorëzuam në Kuvend, mendoj se këtë muaj kuvendi ngadalë por sigurt do t’i shpallë zgjedhjet dhe diku në muajin tetor të ndodhin ato zgjedhje”- deklaroi kryeministri Mickoski.

Nevoja për organizimin e tyre erdhi pas vdekjes së kryetarit të deritanishëm, Jovica Ilievski, ndërsa deri në zgjedhjen e pasuesit të tij, komuna do të udhëhiqet nga një ushtrues detyre i emëruar nga Këshilli Komunal.

Këshilli i Komunës së Bërvenicës, dy ditë më parë në seancë të jashtëzakonshme solli vendim që Robert Millosheski, që deri më tani kishte udhëhequr me Këshillin të udhëheqë me Komunën e Bërvenicës, ndërsa në vend të tij si kryetar i Këshillit të vendoset këshilltari Mirosllav Dailovski.

Ndryshe, në mbledhjen e 7 korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin e dorëzuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale lidhur me krijimin e bazës ligjore për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, i cili ndërroi jetë në qershor të këtij viti. Ilievski ishte kryetar i Komunës së Bërvenicës që nga viti 2021, ai e fitoi mandatin e dytë në krye të kësaj komune në zgjedhjet e fundit lokale në 2025.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haxhiu u jep kohë partive për konsulta: Ka kohë deri më 7 gusht për seancë konstituive
Next Article Apeli konfirmon burgun e përjetshëm për vrasësit, rihapet gjykimi për babanë e Vanjës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?