By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dështon të nisë gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Dështon të nisë gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut
Kosovë

Dështon të nisë gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut

admin
Last updated: 20/07/2026 11:16
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar të nisë gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, konkretisht për masakrën e Reçakut. Ata akuzohen për vrasjen e 42 civilëve më 15 janar 1999.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra konstatoi se disa prej avokatëve të të akuzuarve, nuk janë pajisur me shkresa të lëndës, andaj në mungesë të kushteve ligjore, seanca shtyhet, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Po ashtu, Namani-Hajra tha se për katër të akuzuar mungojnë avokatët, konkretisht për të akuzuarit Zoran Stanojeviq, Milan Josanoviq, Goran Petkoviq dhe Dragoslav Nikoliq.

Sipas gjykatëses, Oda e Avokatëve të Kosovës nuk e ka njoftuar Gjykatën se cilët avokatë janë të autorizuar për këta katër të akuzuar.

Në anën tjetër, prokurori special, Ilir Morina tha se Prokuroria ka bërë përpjekje të marrë informacione se cilët janë avokatët e caktuar ex officio nga Oda e Avokatëve të Kosovës, duke kërkuar përmes e-mailit listën e tyre, në mënyrë që të pajisen me shkresa të lëndës.

Morina tha se vetëm 10 avokatë janë paraqitur në Prokurori për t’u pajisur me shkresa të lëndës, andaj ftoi avokatët që nuk janë paraqitur për t’i marrë shkresat e lëndës pas përfundimit të seancës.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 30 dhjetor 2025 ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave të cilët i akuzon për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, konkretisht për masakrën e Reçakut. Ata akuzohen për vrasjen e 42 civilëve më 15 janar 1999. Aktakuza përshkruan vrasjet mizore, trajtimin çnjerëzor, dëbimet dhe shkatërrimin e pasurisë së civilëve.

Sipas aktakuzës, të akuzuar në këtë rast janë: Obrad Stevanoviq, Radomir Markoviq, Krsman Jeliq, Goran Radosavljeviq, Zhivko Trajkoviq, Bogoljub Janiqeviq, Milan Leçiq, Radomir Mitiq, Dragan Gjorgoviq, Branko Mladenoviq, Dragan Jasoviq, Momqilo Sparavalo, Darko Amanoviq, Srboljub Vujnoviq, Bozhidar Marinkoviq, Zoran Stanojeviq, Milan Josanoviq, Goran Petkoviq, Dragoslav Nikoliq, Çedomir Aksiq dhe Zvonimir Janiqijeviq.

Në aktakuzë thuhet se në periudhën 1998-1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, në fshatin Reçak, Komuna e Shtimes, me dashje, në bashkëkryerje dhe individualisht dhe në përgjegjësinë komanduese, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisëm Brigadës “243 të Mekanizuar”, Armatës së III-të e quajtur “Korpusi i Prishtinës”, dhe si pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP)- në të cilën bënin pjesë: Njësitë e Veçanta të Policisë të njohura si “PJP”, Njësitë Speciale Antiterrosite të njohura si “SAJ”, Njësitë e Divizionit për Siguri Shtetërore të njohura si “RDB”, Njësitë e Divizionit për Siguri Publike të njohura si “RJB” dhe Njësitë Rezervë, 21 të akuzuarit kanë shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile të nacionalistetit shqiptar të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë. /Betimi për Drejtësi/

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gashi para prokurorëve premton luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar
Next Article ​Protestuesit mblidhen te Kuvendit të Shqipërisë, personalizojnë vezët me emrat e deputetëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?