By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës
Shqipëri

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës

admin
Last updated: 20/07/2026 15:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim përfaqësues të Këshillave Ndërfetarë të Europës, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të Forumit Evropian “Shared Sacred Flourishing”.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi rëndësinë e forumit si një platformë për forcimin e dialogut ndërfetar dhe promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve fetare në Evropë.

Kreu i Shtetit theksoi se “Shqipëria përbën një model të harmonisë, bashkëjetesës ndërfetare si dhe mikpritjes”.

“Këto vlera janë pjesë e identitetit tonë dhe uroj që, gjatë qëndrimit tuaj, t’i prekni nga afër”, u shpreh Presidenti gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë.

Gjithashtu, Presidenti Begaj theksoi se shoqëria shqiptare si mbartëse e këtyre vlerave arriti t’i mbijetojë kohërave më të errëta të besimit.

“Megjithëse regjimi diktatorial e shpalli Shqipërinë vendin e parë ateist në botë, shembi objektet e kultit apo ndryshoi destinacionin e tyre, ai nuk arriti dot të zhbënte besimin e shqiptarëve në Zot”, vijoi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit u ndal, gjithashtu, te vlera që ka për shoqërinë shqiptare respektimi i besimit të tjetrit.

Presidenti Begaj vlerësoi rolin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve fetare.

Në fund të takimit, Presidenti theksoi se, në një kohë kur bota përballet me sfida të shumta, polarizim dhe konflikte, dialogu ndërfetar mbetet një instrument i rëndësishëm për ndërtimin e urave të besimit, solidaritetit dhe paqes.

Në këtë frymë, shtoi Presidenti Begaj, Shqipëria vijon të japë kontributin e saj, duke promovuar modelin unik të harmonisë fetare dhe bashkëjetesës paqësore.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpërthimi i Ebolës në Kongo merr 930 jetë, rritet alarmi për përhapjen e virusit
Next Article Rezultatet për ujin në Gostivar do të publikohen pasi të japë miratimin Prokuroria
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?