By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bulliqi: Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Industrial në Livadicë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Bulliqi: Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Industrial në Livadicë
Kosovë

Bulliqi: Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Industrial në Livadicë

admin
Last updated: 20/07/2026 15:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për realizimin e projektit “Parku Industrial në Livadicë të Podujevës”, investim me vlerë prej 3,118,295.56 euro.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi bëri të ditur se marrëveshja është nënshkruar së bashku me ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila.

“Sot, bashkë me ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, nënshkruam marrëveshjen për realizimin e projektit ‘Parku Industrial në Livadicë të Podujevës’, me vlerë prej 3,118,295.56 euro”, ka shkruar Bulliqi.

Sipas tij, projekti tashmë ka hyrë në fazën e zbatimit dhe punimet në terren pritet të nisin së shpejti.

“Projekti ka hyrë në fazën e zbatimit dhe shumë shpejt do të nisin punimet për realizimin e tij në terren. Projekti i Parkut Industrial do të shënojë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së mundësive për investime”, ka deklaruar ai.

Bulliqi ka falënderuar ministren në detyrë Mimoza Kusari Lila për mbështetjen në realizimin e projektit.

“Falënderoj ministren për gatishmërinë për nisjen e këtij projekti kaq të madh për Podujevën”, ka theksuar kryetari i Podujevës.

Në fund, ai ka uruar qytetarët për fillimin e këtij investimi.

“Urime të gjithë qytetarëve të komunës sonë!”, ka përfunduar Bulliqi.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kader Kicaj shfaqet super ‘hot’, vështirë t’i largosh sytë
Next Article Ligji për Përfaqësim, Pasholli: S’ka asnjë argument për ta mbështetur
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?