By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tomovski: Janë siguruar tre kamionë me 76.000 litra ujë për Gostivarin, nëse ka nevojë do të angazhohen edhe cisterne
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tomovski: Janë siguruar tre kamionë me 76.000 litra ujë për Gostivarin, nëse ka nevojë do të angazhohen edhe cisterne
Maqedoni

Tomovski: Janë siguruar tre kamionë me 76.000 litra ujë për Gostivarin, nëse ka nevojë do të angazhohen edhe cisterne

admin
Last updated: 20/07/2026 17:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Për banorët e Gostivarit, ku është shpallur epidemi, sot do të sigurohen tre kamionë me gjithsej 76.000 litra ujë të pijshëm, ndërsa në ditët në vijim sasia do të rritet sipas nevojave. Nëse paraqitet domosdoshmëri, do të angazhohen edhe cisterne me ujë. Këtë e njoftoi në konferencë për shtyp në Qeveri drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOPP), Ivica Tomovski, pas shpalljes së epidemisë në Gostivar për shkak të rritjes së menjëhershme të numrit të të sëmurëve me probleme gastrointestinale.

Ai theksoi se Qeveria që nga momenti i parë është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe po e ndjek nga afër situatën me furnizimin me ujë në Gostivar.

“Qeveria vendosi në mënyrë urgjente që çdo ditë të sigurojë ujë të pijshëm për qytetarët, derisa të zgjasin masat dhe rekomandimet e institucioneve kompetente, me qëllim që të plotësohen nevojat bazë të popullatës”, tha Tomovski.
Uji do të shpërndahet në shtatë lokacione në qytet:
• “Vodostopanstvo” – Gostivar
• Kopshti “Prolet”
• Shkolla e Mesme Ekonomike
• NP “Pyjet Kombëtare” – dega “Shar”
• AD ESM – dega pranë garazheve
• Spitali i Përgjithshëm Gostivar
• Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Gostivar
Nëse paraqitet nevojë, do të caktohen edhe pika shtesë për shpërndarjen e ujit.
Furnizim i drejtpërdrejtë për institucionet kyçe
Përveç pikave të shpërndarjes, ujë i pijshëm do të dërgohet drejtpërdrejt në kopshtet e fëmijëve dhe në Spitalin e Përgjithshëm, për të siguruar funksionimin e pandërprerë të këtyre institucioneve dhe mbrojtjen e kategorive më të ndjeshme të qytetarëve.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Vazhdojmë t’i realizojmë prioritetet që i kemi përcaktuar si Qeveri, kështu që kohërat e mira janë para nesh
Next Article Seanca e fundit parlamentare/ PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, ja çfarë ndodh me hartën e re
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?