By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar
MaqedoniTOP LAJM

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

admin
Last updated: 23/07/2026 14:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski pret që uji në Gostivar të jetë teknikisht i rregullt deri në fund të javës dhe i sigurt për pije deri në fund të javës së ardhshme, nëse të gjitha aktivitetet zbatohen sipas dinamikës së planifikuar.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vënies në përdorim të pishinës së rindërtuar të qytetit në Kavadar, Mickoski tha se ekipe nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”- Shkup dhe ekspertë janë të përfshirë në zgjidhjen e problemit.

“Nëse gjithçka shkon siç duhet, meqenëse janë përfshirë ekipe nga ‘Ujësjellësi’ i Shkupit dhe ekspertë, pres që deri në fund të kësaj jave të kemi ujë teknikisht të rregullt në Gostivar. Tani duhet të fillojmë me larjen e plotë të sistemit në mënyrë që të mund të marrim ujë që do të ketë nivele normale të klorit dhe që do të jetë i mirë për përdorim teknik. Plani është që ai ujë të jetë i mirë për t’u pirë deri në fund të javës së ardhshme”, ka thënë Mickoski.

Ai theksoi se autoritetet po vazhdojnë me aktivitetet e tyre në terren, duke vlerësuar se situata në komunë paraqet një sfidë shtesë.

“Edhe ne po punojmë atje, për fat të keq, letargjia që ka kapluar komunën pas këtij rasti paraqet një sfidë për të gjithë ne, por është ajo që është, megjithëse nuk është kompetencë e Qeverisë, ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që është në forcën tonë që sistemi të vihet në përdorim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Mickoski.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi 172 mijë euro të padeklaruara, Shpend Ahmeti thotë se ishin ndihmë financiare nga familja
Next Article Rama për shtëpinë në rrugën A: E ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?