By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Haddad: Franca do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ministri Haddad: Franca do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
Kosovë

Ministri Haddad: Franca do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

admin
Last updated: 27/07/2026 11:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i deleguar për Evropën i Francës, Benjamin Haddad, ka deklaruar se Franca do të vazhdojë ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Këto komente Haddad i bëri pasi u pyet nga gazetarët nëse bllokada institucionale do të ndikojë në integrimin evropian të Kosovës.

Ai tha se Franca do të jetë pranë Kosovës në çdo hap të këtij procesi.

“Së pari, dua të them se ajo që po dëshmojmë sot është thellimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona dhe hapja e rrugës për lidhje edhe më të ngushta në të gjitha fushat. Qoftë përmes mbështetjes së Agjencisë Franceze për Zhvillim, zgjerimit të Frankofonisë në Kosovë përmes mbështetjes së mësimit të gjuhës frënge në shkolla, apo përmes marrëveshjeve që çojnë në thellimin e bashkëpunimit tonë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Shpresoj që vizita ime të pasohet edhe nga vizita të delegacioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, për të parë se si mund të bashkëpunojmë konkretisht në fushën e sigurisë, në organizimin e Lojërave Mesdhetare dhe, më gjerësisht, në marrëdhëniet tona tregtare dhe investuese. Kjo është diçka që ne do ta mbështesim dhe do ta përshpejtojmë, pavarësisht rrethanave. Siç e përmenda, ne e mbështesim integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Kjo është pjesë e projektit tonë më të gjerë për ribashkimin e Evropës. E them ‘ribashkim’, sepse nuk më pëlqen shumë termi ‘zgjerim’. Mendoj se bëhet fjalë, në të vërtetë, për bashkimin e kontinentit tonë. Natyrisht, siç e dini, ky proces është kërkues. Ai bazohet në angazhimet ndërkombëtare”, ka thënë ai.

“Në këtë rast, ai bazohet edhe në avancimin e zbatimit të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit, për të cilat edhe diskutuam. Po ashtu, mbështetet në parimin e meritës, që nënkupton reformat, përafrimin me acquis communautaire (legjislacionin e Bashkimit Evropian), forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Ne do të jemi shumë kërkues në këto fusha. Por kjo nuk do të thotë se duam ta ngadalësojmë procesin apo ta bëjmë atë më të vështirë. Ne do të jemi pranë Kosovës në çdo hap të këtij rrugëtimi, duke punuar së bashku për t’i bërë realitet këto ambicie dhe objektiva plotësisht legjitime dhe të arritshme. Edhe një herë, jo vetëm sepse kemi qenë me Kosovën dhe e kemi mbështetur atë që nga dita e parë, por edhe sepse besojmë se kjo është rruga drejt paqes dhe stabilitetit në kontinentin tonë”, tha Haddad.

You Might Also Like

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre deri në pesë ditë
Next Article VMRO‑DPMNE: LSDM të mos shpërndajë dezinformata, por të kërkojë përgjegjësi nga kryetari i Gostivarit, Limani
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?