By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VMRO‑DPMNE: LSDM të mos shpërndajë dezinformata, por të kërkojë përgjegjësi nga kryetari i Gostivarit, Limani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VMRO‑DPMNE: LSDM të mos shpërndajë dezinformata, por të kërkojë përgjegjësi nga kryetari i Gostivarit, Limani
Maqedoni

VMRO‑DPMNE: LSDM të mos shpërndajë dezinformata, por të kërkojë përgjegjësi nga kryetari i Gostivarit, Limani

admin
Last updated: 27/07/2026 11:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 korrik, Zhurnal.mk – SDSM duhet të kërkojë përgjegjësi nga kuadrot e veta të emëruara në Gostivar, e jo të shpërndajë dezinformata, reagoi VMRO‑DPMNE ndaj akuzave të opozitës se institucionet kanë heshtur ndërkohë që mijëra qytetarë kanë përfunduar në spital me simptoma helmimi.

Nga partia në pushtet theksojnë se SDSM, në paraqitjet e veta ditore politike, plasojnë informacione të pasakta dhe të paprecize, përdorin raporte të vjetruara dhe përpiqen të krijojnë ndjenjë pasigurie dhe paniku te qytetarët, edhe pse – siç thonë – situata është stabilizuar në kohë rekord.

“Kjo nuk është hera e parë që SDSM demantohet me fakte zyrtare. Megjithatë, vazhdon me shpërndarjen e gënjeshtrave dhe dezinformatave, me qëllim që të krijojë shqetësim të pabazë te publiku. SDSM përpiqet të përfitojë politikisht nga skandali me ujin, të cilin e krijuan kuadrot e koalicionit të tyre me BDI dhe Taravarin. Në vend që të merren me spinimin e informacionit dhe shpërndarjen e panikut, duhet të kërkojnë përgjegjësi nga Valbon Limani. Në koalicion me BDI dhe Taravarin, ata mbrojnë një kryetar komune nga radhët e tyre, i cili nuk ka asnjë kompas moral dhe nuk e sheh veten si fajtor për situatën në Gostivar”, thonë nga VMRO‑DPMNE.

Opozita informoi sot se dje janë regjistruar edhe 125 kontrolle të qytetarëve me simptoma helmimi, ndërsa një fëmijë është hospitalizuar. Sipas tyre, numri i të prekurve ka kaluar mbi 4.000 qytetarë, ndërkohë që uji ka qenë i ndotur me fekale dhe institucionet kanë heshtur.

“Mickoski thotë se nga sot uji teknik në Gostivar është i pastër. A i besoni? Simptomat kanë filluar më 14 korrik, ndërsa epidemia është shpallur më 19 korrik. Plot pesë ditë institucionet nuk e kanë informuar publikun me kohë dhe nuk kanë ndërmarrë masa, ndërkohë që qytetarët masivisht kanë përfunduar në ambulanca dhe spitale”, thonë nga SDSM.

Nga Qeveria dje njoftuan se po ndërmerren masa për stabilizim të plotë të gjendjes në Gostivar dhe se ditëve në vijim pritet të vendoset furnizim i rregullt dhe i sigurt me ujë teknikisht të pastër.

You Might Also Like

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë

Anketa e Bankës Popullore: Rritet pritshmëria pozitive nga të dhënat statistikore dhe shërbimet

VLEN: Jemi partia e parë te shqiptarët!

Inspektorati do të verifikojë nëse struktura metalike e vendosur në “Makedonium” është ligjore

Ismail: Buxheti është dokumenti më i sinqertë politik i çdo qeverie ai tregon se të gjitha deklaratat janë vetëm farsë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri Haddad: Franca do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
Next Article Rama: Manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja, sfida kryesore e shoqërive sot
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë
Maqedoni
Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë
Kosovë
Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosovë
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?