By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sali: U konfirmua mbështetja për perspektivën evropiane të vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sali: U konfirmua mbështetja për perspektivën evropiane të vendit
Maqedoni

Sali: U konfirmua mbështetja për perspektivën evropiane të vendit

admin
Last updated: 27/07/2026 12:01
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 korrik, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, priti në takim sekretarin e Shtetit për Bashkimin Evropian të Mbretërisë së Spanjës, Fernando Mariano Sampedro Markos, i cili po qëndron për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftoi Ministria për Çështje Evropiane, në takim u diskutua për avancimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zbatimin e Agjendës së Reformave, si dhe zhvillimet aktuale në kuadër të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Ministri Sali shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës ndaj perspektivës evropiane të vendit, duke theksuar se ruajtja e kredibilitetit të procesit të zgjerimit është me rëndësi strategjike jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit.

Bashkëbiseduesit riafirmuan marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mbështetje të agjendës evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

You Might Also Like

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë

Anketa e Bankës Popullore: Rritet pritshmëria pozitive nga të dhënat statistikore dhe shërbimet

VLEN: Jemi partia e parë te shqiptarët!

Inspektorati do të verifikojë nëse struktura metalike e vendosur në “Makedonium” është ligjore

Ismail: Buxheti është dokumenti më i sinqertë politik i çdo qeverie ai tregon se të gjitha deklaratat janë vetëm farsë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Papa Leone u bën thirrje të rinjve të tregojnë kujdes me rrjetet sociale dhe IA-në
Next Article Izraeli miraton hyrjen e forcës ndërkombëtare në Gaza
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë
Maqedoni
Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë
Kosovë
Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosovë
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?