By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nënshkruhen pesë marrëveshje Kosovë–Francë, Konjufca: Franca mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Nënshkruhen pesë marrëveshje Kosovë–Francë, Konjufca: Franca mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës
Kosovë

Nënshkruhen pesë marrëveshje Kosovë–Francë, Konjufca: Franca mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës

admin
Last updated: 27/07/2026 12:23
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 korrik, Zhurnal.mk – Kosova dhe Franca kanë thelluar bashkëpunimin dypalësh me nënshkrimin e pesë marrëveshjeve të reja, të cilat synojnë forcimin e partneritetit në fusha të ndryshme, nga zhvillimi ekonomik dhe energjia deri te arsimi dhe përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, raporton Ekonomia Online.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, e cilësoi Francën një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, ndërsa ministri i Deleguar për Evropën i Francës, Benjamin Haddad, rikonfirmoi mbështetjen e Parisit për zhvillimin dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Konjufca, tha se Republika e Kosovës ka dëshmuar përkushtimin e palëkundur ndaj reformave demokratike, sundimit të ligjit dhe përafrimit të politikave të saj edhe të jashtme, edhe të sigurisë, me Bashkimin Evropian.

“Franca, qysh prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe shtyllë e projektit për integrimin evropian të vendit tonë.

Jam i kënaqur se sot, së bashku me Ministrin e Financave, Murati, së bashku me përfaqësuesin e Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe me mikun tim, Benjamin, nënshkruam këto  pesë marrëveshje të rëndësishme, së bashku edhe me letrën e qëllimit, dhe kjo tregon që Franca dhe Kosova, përmes këtyre marrëveshjeve, po ngrenë në një dimension krejt të ri marrëdhënien e tyre dypalëshe.

Sot zhvilluam një takim të frytshëm ku diskutuam për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, çështjet e sigurisë dhe zhvillimet e tjera në rajonin tonë.

E shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, përfshirë edhe ndihmën e Francës që është e gatshme ta japë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Ky është një kontribut që shkon përtej mbështetjes praktike. Ajo është shprehje e angazhimit të dy vendeve tona dhe e besimit të Francës, si fuqi qendrore në Bashkimin Evropian, por edhe mesdhetare, në potencialin dhe në të ardhmen e Kosovës. Kjo ja u jep Lojërave Mesdhetare 2030 një dimension të ri. Diskututuam po ashtu për perspektivën evropiane të Kosovës. Republika e Kosovës ka dëshmuar përkushtimin e palëkundur ndaj reformave demokratike, sundimit të ligjit dhe përafrimit të politikave të saj edhe të jashtme, edhe të sigurisë, me Bashkimin Evropian.

Në një kohë kur Evropa përballet me sfida të mëdha të sigurisë, besueshmëria e projektit evropian varet nga një zgjerim më i shpejtë dhe i drejtë, e i bazuar në merita. Kosova ka bërë zgjedhjen e saj strategjike dhe zgjedhja jonë është Evropa, Bashkimi Evropian”, tha Konjufca.

Kurse, Ministri i Deleguar për Evropën nga Franca, Benjamin Haddad u shpreh se është mik i Kosovës dhe tha se ka sjellur disa kompani franceze në Kosovë për të bashkëpunuar.

“Mendoj se është e rëndësishme të kujtojmë se mbështetja dhe miqësia jonë janë të kahershme. Siç e thashë, e konsideroj veten një mik personal të Kosovës prej shumë kohësh. Kur u zgjodha deputet në vitin 2022, vendosa t’i bashkohem Grupit të Miqësisë Francë–Kosovë në Asamblenë Kombëtare, pikërisht për shkak të kësaj historie të përbashkët dhe sepse besoj fuqimisht se një Evropë e fortë, paqësore dhe sovrane është një Evropë e bashkuar, që përfshin të gjithë rajonin. Jam i lumtur që gjatë viteve të fundit kemi punuar për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe. Vizita ime sot i jep një shtysë të re këtyre marrëdhënieve. Më gëzon fakti që kemi nënshkruar pesë marrëveshje gjithëpërfshirëse, të cilat synojnë të avancojnë një agjendë pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Këto marrëveshje janë konkrete dhe krijojnë perspektivë për bashkëpunim afatgjatë, siç diskutuam edhe në takimin tonë, duke hapur rrugën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve. Me mua kanë ardhur edhe disa kompani franceze dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD), sepse ato besojnë në bashkëpunimin që mund të ndërtojmë së bashku. Mund të forcojmë marrëdhëniet tona tregtare, investimet franceze në Kosovë dhe të krijojmë më shumë mundësi biznesi mes dy vendeve tona. Mbështetja që Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) i jep Kosovës është tashmë e konsiderueshme: 80 milionë euro për tranzicionin energjetik dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Sapo kemi nënshkruar edhe një kredi prej 60 milionë eurosh për rinovimin e kompleksit të banimit të studentëve, i cili do të shërbejë si Fshati Olimpik për Lojërat Mesdhetare. Projekti do të përfshijë gjithashtu investime në objektet sportive dhe në shkollat përreth Qendrës Studentore. Ky është një investim që do të sjellë përfitime shumë përtej Lojërave Mesdhetare të vitit 2030”, tha Haddad.

You Might Also Like

Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë

Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Dezinformata propaganduese e Petkoviqit, ekspertët: Përpjekje e Beogradit për të paraqitur Kosovën si burim destabiliteti

Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus

Gashi: Vendimet që merren të enjten në LDK, nuk janë vetëm për sot

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lufta kundër manipulimit të informacionit, Colon: Rusia, aktor kryesor i sulmeve në evropë
Next Article Mikel Arteta në pritje, vetëm 10 milionë euro e ndajnë Arsenalin nga transferimi i bujshëm
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë
Maqedoni
Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë
Kosovë
Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosovë
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?