By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sonte shtrenjtohen karburantet, dizeli me rritjen më të madhe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Sonte shtrenjtohen karburantet, dizeli me rritjen më të madhe
Ekonomi

Sonte shtrenjtohen karburantet, dizeli me rritjen më të madhe

admin
Last updated: 27/07/2026 15:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 korrik, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) mori vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 4,55 për qind, kështu, nga mesnata benzina do të shtrenjtohet për 3 denarë për litër, dizeli për 4,5 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të rritet për pesë denarë për litër. Sipas vendimit të KRRE-së, nga 28 korriki në orën 00:01, çmimi maksimal i benzinës EUROSUPER BS-95 do të jetë 93 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 95 denarë për litër. Çmimi i EURODIZEL BS (D-E V) rritet në 98,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) në 98 denarë për litër.

KRRE-ja e rriti edhe çmimin e mazutit M-1 NS për 2,726 denarë për kilogram, me çka çmimi i ri maksimal do të jetë 48,099 denarë për kilogram.

Si arsye për korrigjimin e çmimeve, nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referente në tregjet botërore kanë shënuar rritje. Krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, çmimet e benzinave janë më të larta për 6,229 për qind, të dizelit për 7,442 për qind, të vajit ekstra të lehtë për 8,051 për qind, ndërsa të mazutit për 8,159 për qind. Në njoftim thuhet se kursi i denarit ndaj dollarit amerikan gjatë periudhës së përllogaritjes ka qenë më i ulët për 0,0397 për qind. Nga KRRE-ja theksojnë se bëhet fjalë për çmime maksimale të përcaktuara dhe se tregtarët me shumicë dhe pakicë mund t’i caktojnë çmimet e derivateve të naftës edhe në një nivel më të ulët se çmimet më të larta të përcaktuara.

You Might Also Like

Banka Popullore shënon Ditën Botërore të Kursimit dhe Ditët e Edukimit Financiar

Plan njëzetvjeçar për pasuritë minerale

Muja në Maqedoninë e Veriut, fokus bashkëpunimi në bujqësi dhe siguri ushqimore

12 kilometrat e parë të autostradës Prilep-Manastir pritet të hapen vitin e ardhshëm

MBPEU filloi me shpërndarjen e kartelave për naftë të gjelbër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Editorial / Cilat janë kërkesat e UNESCO-s për rajonin e Ohrit që mos të futemi në listën e zezë!
Next Article Arabia Saudite neutralizon dronë që synonin Riadin dhe objektet e naftës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?