By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi: Vendimet që merren të enjten në LDK, nuk janë vetëm për sot
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Gashi: Vendimet që merren të enjten në LDK, nuk janë vetëm për sot
Kosovë

Gashi: Vendimet që merren të enjten në LDK, nuk janë vetëm për sot

admin
Last updated: 27/07/2026 16:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 korrik, Zhurnal.mk – Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka bërë thirrje për një përcaktim të qartë të drejtimit të kësaj partie, në prag të Kuvendit të LDK-së.

Gashi ka thënë se mbledhja e së enjtes nuk duhet të shihet vetëm si një procedurë statutare, por si një moment i rëndësishëm për të ardhmen e partisë dhe drejtimin që ajo mund t’i ofrojë Kosovës.

“Për ta ndryshuar Kosovën, së pari duhet ta definojmë qartë LDK-në”, ka shkruar Gashi.

Ai ka theksuar se në këtë proces duhet të mbizotërojë arsyeja mbi emocionin, ideali mbi interesat e ngushta dhe vizioni mbi kalkulimet afatshkurtra.

Sipas tij, në Kuvend duhet të vendosen themelet e një LDK-je me identitet të qartë, lidership të fortë, vlera të palëkundura dhe guxim për të udhëhequr.

“Vendimet që merren të enjten nuk janë vetëm për sot. Ato do të përcaktojnë mënyrën se si do ta bëjmë politikën, si do t’u shërbejmë qytetarëve dhe si do ta ndërtojmë besimin e ri te LDK-ja”, ka deklaruar ai.

Gashi ka shtuar se Kosova ka nevojë për një LDK të fortë, ndërsa sipas tij, kjo nis me vendime të drejta, të mençura dhe largpamëse.

“E ardhmja nuk pret. Është koha ta ndërtojmë”, ka përfunduar ai.

You Might Also Like

Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza

2.1 milionë euro grante për aftësimin profesional të mbi 700 të rinjve në Kosovë

“Katër javë për ta ndryshuar e plotësuar”, ende s’ka lëvizje për Ligjin e Speciales pasi u kthye në Kuvend

Rritja ekonomike, çfarë paralajmëron Banka Botërore për Kosovën?

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kina rithekson që nuk ka pasur asnjë shkëmbim midis Wang Yi-së dhe ministrit të Jashtëm japonez në Manila
Next Article Merz premton masa politike pas sulmit vdekjeprurës në Paradën e Krenarisë në Berlin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?