By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Merz premton masa politike pas sulmit vdekjeprurës në Paradën e Krenarisë në Berlin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Merz premton masa politike pas sulmit vdekjeprurës në Paradën e Krenarisë në Berlin
Bota

Merz premton masa politike pas sulmit vdekjeprurës në Paradën e Krenarisë në Berlin

admin
Last updated: 27/07/2026 16:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Berlin, 27 korrik, Zhurnal.mk – Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi sot se, qeveria do të ndërmarrë masa politike pas sulmit vdekjeprurës në Paradën e Krenarisë në Berlin, që ndodhi të shtunën në parkun Tiergarten.

“Vetëm deklaratat nuk mjaftojnë. Duhet të reagojmë me qetësi, por edhe me vendosmëri”, tha Merz.

Sulmi u krye nga një i dyshuar 21-vjeçar, Abdul B, i cili, sipas autoriteteve, përplasi me një furgon turmën e njerëzve dhe më pas sulmoi kalimtarët me një hanxhar, përpara se të arratisej.

Pas një kërkimi që zgjati gjithë ditën, ai u qëllua për vdekje nga policia.

“Pyetja kryesore është se si arriti autori i dyshuar, i cilësuar si islamist, të afrohej pa u penguar, pranë paradës dhe të kryente sulmin”, tha Merz.

Sipas kancelarit, objektivi nuk ishte zgjedhur rastësisht.

“Ky nuk ishte vetëm një sulm ndaj komunitetit LGBTQ+, por edhe ndaj lirisë sonë, shoqërisë sonë të hapur dhe vlerave liberale. Ne do të bëjmë gjithçka për t’i mbrojtur ato”, u shpreh ai.

Merz, i cili vizitoi dje vendin e ngjarjes, së bashku me ministrin e Brendshëm, Alexander Dobrindt, tha se udhëheqja e partisë së tij, Unioni Kristian Demokrat (CDU), e diskutoi ngjarjen në mbledhjen e sotme.

Pas sulmit, anëtarë të CDU-së kanë kërkuar ashpërsimin e ligjeve për dënimin e të rinjve.

I dyshuari, i lindur në Berlin dhe me origjinë libaneze, ishte i njohur për autoritetet dhe më parë, pasi ishte dënuar me 1 vit e 10 muaj burg me kusht.

You Might Also Like

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, rritet tensioni në Ngushticën e Hormuzit. Nafta shtrenjtohet me gati 3%

Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, humbin jetën 11 persona, mes tyre 8 fëmijë

Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE as në vendet që synojnë anëtarësimin

Xi Jinping dhe Sadyr Japarov zhvillojnë bisedime në Bishkek

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gashi: Vendimet që merren të enjten në LDK, nuk janë vetëm për sot
Next Article NP për Rrugët Shtetërore: Komuna e Gostivarit nuk ka paguar 16.588 denarë dhe nuk ka dorëzuar dokumentacionin për ujësjellësin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?