By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sala: Heqim kufizimin moshor për check-up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i geriatrisë për të moshuarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sala: Heqim kufizimin moshor për check-up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i geriatrisë për të moshuarit
Shqipëri

Sala: Heqim kufizimin moshor për check-up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i geriatrisë për të moshuarit

admin
Last updated: 28/07/2026 11:18
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 28 korrik, Zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale po ndërmerr politika të reja për zgjerimin e aksesit në shërbimet shëndetësore dhe sociale, me fokus mbështetjen e të moshuarve. Duke filluar nga muaji shtator, propozohet heqja e kufizimit të sipërm të moshës për kryerjen e kontrollit bazë shëndetësor (Check-Up), duke u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve mbi 35 vjeç ta përfitojnë këtë shërbim falas. Paralelisht, intensifikohen politikat sociale për të moshuarit dhe, për herë të parë, lançohet Linja e Këshillimit për të Moshuarit, një shërbim i dedikuar për informim, orientim dhe mbështetje në aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore, sociale dhe shërbimeve të tjera publike.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një bashkëbisedim me të moshuarit në Qendrën Sociale Ditore në Pogradec, ku prezantoi nismat e reja që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre, rritjen e aksesit në shërbime dhe garantimin e një mbështetjeje më të afërt e më gjithëpërfshirëse.

Ministrja Sala tha se MSHMS ka  propozuar pranë Këshillit të Ministrave një ndryshim të rëndësishëm në programin kombëtar të Check-Up, i cili është në pritje të miratimit nga qeveria shqiptare dhe synon zgjerimin përfitimin e kontrollit bazë shëndetësor falas për të gjithë qytetarët mbi moshën 35 vjeç, pa kufizim të sipërm moshor.

“Kemi propozuar pranë Këshillit të Ministrave heqjen e kufizimit të sipërm të moshës për kryerjen e Check-Up falas. Deri më sot, shërbimi ofrohej për grupmoshën 35-70 vjeç. Çdo  qytetar mbi 35 vjeç, pavarësisht moshës, do të mund ta kryejë Check-Up falas. Kjo do të thotë se edhe qytetarët 70, 80 apo 90 vjeç do të kenë të njëjtën mundësi për të kryer kontrollet parandaluese, sepse kujdesi për shëndetin nuk ka kufi moshe”, deklaroi ajo.

Po ashtu, ministrja Sala bëri me dije se po punohet për ngritjen, për herë të parë, të shërbimit të Geriatrisë në Shqipëri, me qëllim ofrimin e kujdesit të specializuar për të moshuarit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për këtë grupmoshë, një shërbim i cili do të ofrohet si fillim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për tu shtrirë më pas edhe në rajone të tjera.

Gjatë takimit, ministrja u ndal edhe te masat për forcimin e menaxhimit administrativ në spitale dhe garantimin e respektimit të orarit të punës nga personeli shëndetësor, duke bërë të ditur se kanë nisur kontrollet administrative në strukturat spitalore në të gjithë vendin.

Në vijim, ministrja Sala prezantoi edhe shërbimin më të ri social në mbështetje të të moshuarve, lançimin e Linjës së parë të Këshillimit për të Moshuarit, një mekanizëm i ri komunikimi që synon t’u ofrojë të moshuarve dhe familjarëve të tyre informacion, orientim dhe mbështetje për përfitimin e shërbimeve publike.

“Për herë të parë po krijojmë një linjë të dedikuar këshillimi për të moshuarit, ku ata do të mund të marrin informacion, orientim dhe mbështetje për çdo shërbim shëndetësor, apo social për të cilin kanë nevojë. Synimi ynë është që asnjë i moshuar të mos mbetet pa informacion dhe pa akses në shërbimet publike”, vijoi Sala.

Përmes këtyre nismave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale synon të ndërtojë një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj kujdesit për të moshuarit, duke kombinuar parandalimin, shërbimet e specializuara dhe mbështetjen sociale. Linja e Këshillimit për të Moshuarit do të jetë e aksesueshme falas në numrin 08004042.

You Might Also Like

Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës

DASH: Shqipëria mbetet objektiv i sulmeve kibernetike të Iranit dhe Rusisë

Salla në Kurbin: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi financimi për fermerët dhe bizneset bujqësore

Manja: PS do të depozitojë kallëzim në SPAK për Shehajn

Berisha: Dënoj dhunën ndaj protestuesve, çdo qytetar t’i bashkohet protestës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump përballet me Gjykatën e Lartë, kërkon të rikthejë kufizimet për votimin me postë
Next Article Mori dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA, Shehaj përjashtohet 60 ditë nga Kuvendi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?